LAJMI I FUNDIT:

Varhelyi: Ditët e ardhshme do të publikohet korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut

Varhelyi: Ditët e ardhshme do të publikohet korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut

“Ditëve të ardhshme do ta publikojmë kornizën negociuese. Ky është hapi i radhës në procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndërsa shumë shpejt do të fillojmë të punojmë në Këshillin e BE-së, me qëllim që vendet-anëtare ta miratojnë dhe të vazhdojmë me procesin e anëtarësimit”.

Këtë sot e deklaroi eurokomesari për zgjerim Oliver Varhelyi, në panel diskutimin “Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE: Besueshmëri, parashikim dhe udhëheqje politike”, në kuadër të Forumit Ekonomik Delfi, që mbahet përmes video-konferencave nga Athina, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në panel kanë marrë pjesë edhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, dhe atë të Serbisë Ana Brnabiq, ndërsa përmes një video-mesazhi është drejtuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.


“Në krahasim me tetorin e kaluar, tani kemi metodologji të re për procesin e zgjerimit dhe kemi arritur të sjellim vendim për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Varhelyi, duke shtuar se për Komisionin Evropian, Ballkani Perëndimor është njëri nga prioritetet.

Ai tha se për të ka qenë shumë e rëndësishme fakti që shtetet e Ballkanit janë të përkushtuara për të qenë pjesë e BE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori