LAJMI I FUNDIT:

Nagavci flet për manifestimin e sotëm: Protestat do të jenë të shumta

Nagavci flet për manifestimin e sotëm: Protestat do të jenë të shumta

Nënkryetarja e Kuvendit, njëherit anëtare e Kryesisë së LVV-së, Arbërie Nagavci në një intervistë për “Përballje ditore” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për manifestimin e sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Nagavci ka thënë se manifestimi nuk i përjashton protestat, duke thënë se shkaku i veprimeve të Qeverisë Hoti protestat do të jenë të shumta.

Anëtarja e Kryesisë së LVV-së, Arbërie Nagavci gjatë intervistës në Telegrafi.com

“Është privilegj që së bashku në ditën e çlirimit të Kosovës ne shënojmë ditëlindjen e LVV-së, dhe sot do të kemi një manifestim publik ku festojmë këto dy ditë dhe tregojmë gatishmërinë tonë për një Kosovë më të mirë. Në situatën në të cilën jemi dhe me këtë qeveri ilegale po duket se pa shmangshëm shpejt do të kemi edhe protesta, manifestimi nuk i përjashton protestat. Me zhvillimet që po shihen dhe veprimet e para të kësaj qeverie ilegale duke filluar prej mënyrës sesi erdhën në pushtet dhe nxitimi për heqjen e masës së reciprocitetit, duket se arsyet për protesta do të jenë të shumta e të shpejta”, tha Nagavci.


Ajo shtoi se shpresojnë që kjo jo qeveri të vetëdijesohet për detyrën dhe obligimin që ka në raport me shtetësinë e Kosovës.

Nagavci theksoi se kërkesa e tyre legjitime mbetet për zgjedhje të reja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Kronika e Zezë
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Kronika e Zezë
Kalo në kategori