Ish i burgosuri politik, Selatin Novosella ka thënë se ish-burgu i Prishtinës nuk duhet të shndërrohet në një vend ku njerëzit mund të trishtohen apo frikësohen, por në një vend ku vizitorët do të shohin se sa shumë është sakrifikuar për vendin.
Novosella tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ta kthyer burgun e Prishtinës në një monument kulturorë për vizitorë është dëshmia më e mirë për ta kthyer në vlerë kombëtare.
“Duhet të vlerësohet shumë vendimi i qeverisë dhe ministrisë. Dita e lirisë së Kosovës e ndërlidhur me shndërrimin e burgut, kur tha dikush të ‘burgut të ideve’, në një monument kulturorë është dëshmia më e mirë për ta kthyer në vlerë kombëtare. Duhet të jetë burg i të burgosurve politik i krejt Jugosllavisë. Ky burg duhet të shndërrohet në burg se si ka qenë më herët”, ka thënë ai.
Novosella tregoi se si i burgosur politik në këtë burg, qysh në vitin 1964 kushtet e burgut kanë qenë rënda, përcjell Telegrafi.
“Njëri nga të burgosurit kam qenë unë, në vitin 1964. E kemi kryer nevojën në qyp, kemi hëngër bukë në kalenic, kemi hëngër me lugë druri, nuk ka lidhje ky burg i sotëm me atë se si ka qenë më herët. Megjithatë, ky vend nuk duhet të shndërrohet në një objekt të vizitorëve ku mund të trishtohen, frikësohen, por të shndërrohet në një vend ku do të shohin se në çfarë kushtesh është vepruar dhe sakrifikuar, vet fakti që këtu ka qenë Adem Demaçi, Shaban Shala, Fadil Grajqevci dhe me dhjetëra të burgosur të tjerë”, është shprehur ish i burgosuri politik, Selatin Novosella.
Deklaratën e Novosellës mund ta ndiqni nga minuta e 6-të. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City