Beogradi dëshiron të vazhdojë të balancojë lidhjet e saj me Perëndimin, Kinën dhe Rusinë ndërsa kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe të arrijë një zgjidhje me Kosovën.
Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për agjencinë e lajmeve Reuters, para zgjedhjeve parlamentare në Serbi.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, para se të anëtarësohej në BE, Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, e cila shpalli pavarësinë në 2008, pothuajse një dekadë pas një lufte brutale, pavarësi kjo e njohur nga mbi 100 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e anëtarëve të BE-së.
Por Serbia, e cila e sheh Kosovën si një “djep të pandashëm të identitetit të saj kombëtar”, ka bllokuar anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, së bashku me aleatët e saj Rusinë dhe Kinën.
Dhe Vuçiq, Partia Progresive Serbe në pushtet e të cilit është pararendëse në një zgjedhje parlamentare më 21 qershor, tha se Serbia ishte e gatshme të bisedonte me Prishtinën “pa një afat kohor” dhe “me mirëbesim”, por që njohja e ndërsjellë nuk ishte në rendin e ditës.
“Ne jemi gati për bisedime por … pa flamur të bardhë”, ka thënë ai për Reuters në një intervistë. “Dialogu është i mirëpritur nëse është një dialog … në të cilin mund të shihet se çfarë është e mundur, çfarë është një kompromis”.
“Ne besojmë se është në interesin më të mirë të shqiptarëve (të Kosovës) dhe komunitetit ndërkombëtar … të flasim për një fluks të lirë të kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve”.
Siç kujton Reuters, bisedimet e sponsorizuara nga BE midis Serbisë dhe Kosovës, të cilat kanë një popullsi të konsiderueshme serbe që duan të qeverisen nga Beogradi, ngecën në vitin 2018 kur Kosova futi një taksë 100% të importit për mallrat nga Serbia.
Ndërkohë, siç thuhet më tej, heqja e barrierave tregtare nga qeveria e re e Kosovës këtë muaj hap rrugën për rifillimin e bisedimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City