LAJMI I FUNDIT:

Eto’o këshillon Xavin: Kthehu te Barcelona derisa është ‘Zoti i Futbollit’ aty

Eto’o këshillon Xavin: Kthehu te Barcelona derisa është ‘Zoti i Futbollit’ aty

Samuel Eto’o e ka udhëzuar Xavin të rikthehet te Barcelona ndërsa Lionel Messi është akoma duke luajtur, me ish-yllin e Kamerunit që e ka emëruar gjashtë herë fituesin e Topit të Artë si “Zoti i Futbollit”.

Xavi tashmë gëzon statusin legjendar në Camp Nou, pasi u paraqit mbi 500 herë për klubin katalunas në 17 vjet të kaluara si profesionist që nga bashkimi më 1991.


Tani 40 vjeç, ish-ylli i Spanjës po menaxhon Al-Sadd, ku ai kaloi katër vitet e fundit të karrierës së tij si lojtar, por vazhdimisht është i lidhur me një transferim në Camp Nou, veçanërisht nëse ekziston një vend i lirë në karrigen e trajnerit.

Kështu mund të dukej formacioni i Barcelonës, nëse Xavi bëhet trajner i tyre
Lexo po ashtu Kështu mund të dukej formacioni i Barcelonës, nëse Xavi bëhet trajner i tyre

Ndërsa Xavi ka deklaruar më parë se nuk ndihet i gatshëm për detyrën e drejtimit të Barcas, Eto’o, i cili e ndihmoi klubin për titullin e Ligës së Kampionëve të vitit 2009 nën Pep Guardiolan, ka inkurajuar ish-shokun e tij që të mos presë më gjatë.

Eto’o i ka thënë Xavit se duhet të shkojë te Barcelona derisa Messi është pjesë e ekipit.

“I kam thënë Xavit se çfarëdo që të ndodhë, ai duhet të kthehet në Barca”, ka thënë fillimisht Eto’o për Cataluyna Radio.

Xavi zbulon bisedën që kishte me Guardiolan për ta bindur që të mbante Eto'on te Barcelona
Lexo po ashtu Xavi zbulon bisedën që kishte me Guardiolan për ta bindur që të mbante Eto'on te Barcelona

“Unë i thashë se ai duhet ta bëjë atë ndërsa ‘Zoti i Futbollit’ është akoma aty”.

“Ai luajti me të, dhe kjo do ta lehtësojë atë”, përfundoi ish-sulmuesi i Kamerunit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori