LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: Qeveria mund të rrëzohet, por shumë shpejt kemi Qeverinë ‘Hoti 2’

Muhaxheri: Qeveria mund të rrëzohet, por shumë shpejt kemi Qeverinë ‘Hoti 2’

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri thotë se do të ketë edhe Qeveri ‘Hoti 2’.

Muhaxheri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK duhet ta shqyrtojë opsionin e lejimit të fraksioneve duke u bazuar në praktikën e partive simotra nga Gjermania CDU/CSU.


Nënkryetari i LDK-së thotë se qeveria e Avdullah Hotit mund të jetë jetëshkurtër por sipas tij ai do të dëshmojë sukses gjatë kësaj kohe dhe shumë shpejt mund të kemi Qeverinë Hoti 2.

Duke folur për debatet mes Presidentit Thaçi dhe Kryeparlamentares Osmani, Muhaxheri ka thënë se diskursi politikë në Kosovë po shndërrohet në debat personal.

“Kundërshtarët politikë duhet të shihen vetëm si kundërshtarë politikë e jo si armiq. Nuk duhet ta sjellim politikën e Shqipërisë në Kosovë”.

Nënkryetari i LDK-së thotë se ky debat nuk i shërben Thaçit e as Osmanit.

“Partitë politike duhet të bëjnë garë me programe politike dhe ato programe të mundohen t’i sjellin ne vend. Qeveritë që zgjasin tre apo gjashtë muaj nuk mund të sjellin progres në vend”.

Muhaxheri: Nëse tolerojmë deputetët tanë të votojnë ndryshe nga partia, nuk do të jemi partner serioz për koalicione
Lexo po ashtu Muhaxheri: Nëse tolerojmë deputetët tanë të votojnë ndryshe nga partia, nuk do të jemi partner serioz për koalicione

Muhaxheri ka thënë se beson se Avdullah Hoti nuk do të merret me shkarkime bordesh por do të punojë pa bërë shumë zhurmë.

“Prandaj unë mendoj se do të ketë Qeveri Hoti 2. Edhe pse ndoshta do të ketë mandat të shkurtër por vendimet që do të merr do t’ia japin shansin të ketë Qeveri Hoti 2”, tha ndër të tjera gazmend Muhaxheri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori