LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: Nëse tolerojmë deputetët tanë të votojnë ndryshe nga partia, nuk do të jemi partner serioz për koalicione

Muhaxheri: Nëse tolerojmë deputetët tanë të votojnë ndryshe nga partia, nuk do të jemi partner serioz për koalicione

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka folur për procesin e formimit të Qeverisë Hoti dhe votat kundër të deputetëve të LDK-së.

Muhaxheri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është pritur që Avdullah Hoti të kishte më shumë vota nga deputetët e LDK-së pasi që sipas tij ai ka marrë mbështetje të madhe në Këshillin Drejtues të LDK-së.


“Pothuajse me vota unanime Këshilli i Përgjithshëm e ka nominuar Avdullah Hotin për kryeministër. Është pritur që më shumë deputetë të LDK-së ta votonin në Parlament zotin Hoti”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Pejës thotë se është nga ata zëra që mendon se duhet të ketë qëndrime të ndryshme në parti por sipas tij jo edhe “votime ndryshe nga partia”.

“Nuk ka qenë e lehtë edhe për zotin Hoti për të marrë një përgjegjësi aq të madhe në këto kohë të vështira për vendin”.

Muhaxheri megjithatë thotë se LDK tashmë duhet të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme dhe sipas tij gabime të tilla që lidhen me mos votimin e qeverisë duhet të evitohen.

“Nëse tolerojmë sjellje të tilla nuk do të jemi partnerë serioz. Hipotetikisht themi se nëse në zgjedhjet e ardhshme i kemi 25 deputetë e në fakt si kemi”.

Nënkryetari i LDK-së thotë se i vetmi Agim Veliu e largoi nga partia deputetin e vet që nuk e votoi demarkacionin për shkak të një kauze fiktive.

“Askush tjetër [nga degët e LDK-së] nuk mundi të largojë deputetët e vet [që ishin kundër demarkacionit]”

Megjithatë Muhaxheri thotë se personalisht është kundër largimit të Vjosa Osmanit dhe se këtë çështje duhet të ulen dhe ta diskutojnë brenda partisë para zgjedhjeve të ardhshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori