Me rastin e dy vjetorit të vdekjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, gjatë ditës së sotme është publikuar edhe buceta e shtatores së tij.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm personalitet të shquara nga Kosova, duke përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, ministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi si dhe krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kryeministri, Hoti u shpreh se të gjithë ata që janë rritur me legjendën e Fadil Vokrrit i kanë borxh familjes së tij për ta nderuar gjatë gjithë jetës. Ai gjithashtu çmoi punën e Vokrrit të cilën e ka bërë edhe në arenën ndërkombëtare.

“Ne që jemi rrit me legjendën e futbollit, Vokrri ia kemi borxh familjes së tij për të treguar të gjitha nderimet për këtë legjendë që e ka bë historinë më të re të Kosovës. Edhe në sport në punën që së bashku me ministrat në qeveritë e mëparshme, të gjitha këto aktivitet që janë kryer për të dërguar Kosovën aty ku e ka vendin në FIFA dhe në UEFA, një sukses i jashtëzakonshëm që iu ka dashur Qeverisë së Kosovës dhe shtetit të Kosovës. Padyshim Vokrri mbetet legjenda edhe për brezat që vijnë”, deklaroi Hoti.
Ministraj për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi u shpreh se Fadil Vokrri ishte ai i cili i jepte shpresë qytetarëve për pavarësinë e Kosovës. Ajo gjithashtu deklaroi se kjo shtatore pritet të kushtojë 49 mijë euro, dhe pritet të vendoset pranë stadiumit që gjithashtu mban emrin e legjendës.
“Fadil Vokrri mbetet legjenda kombëtare e futbollit të Kosovës, sidomos në kohët më të vështira të vendit, kur Fadili ishte në fushë me gjeneratën e vet i jepte shpresë Kosovës për pavarësinë dhe lirinë e saj. Ne si MKRS do ta çojmë amanetin e tij deri në fund duke e mbështetur sportin. Ne sot jemi krenar që jemi pjesë e familjes, UEFA-s dhe FIFA-s dhe tash ne si qeveri, si ministri do të punojmë shumë për avancimin e sportit dhe tash në veçanti futbollit por edhe të gjitha sportet tjera”, potencoi Dumoshi.
Fituesi i konkursit për shtatoren e Vokrrit, Agron Blakçori u shpreh se është nder për të për të punuar një shtatore të tillë. Deri më tani ai ka punuar edhe disa shtatore tjera, duke përfshirë këtu edhe shtatoren e heroit shqiptar, Ali Ajetit, shtatore kjo e cila është vendosur në qytetin e Podujevës.
“Konkursi është shpallë edhe ka pasur të drejtë çdo artistë me marrë pjesë. Unë kam qenë një nga pjesëmarrësit. Me sa di, sepse çdo herë kur të aplikon e merr fletën ku dihet sa aplikues kanë qenë. Kemi qenë tre persona dhe përzgjedhjen e kanë bërë komisioni, sigurisht që e kanë përzgjedhë më të mirën. Për mua është një nder që kam me pas rast me punu këtë shtatore sepse është shtatore e veçantë, është një rast i rrallë për skulptorët me punu një sportist. Jemi mësuar në Kosovë, se çfarë shtatore kemi edhe sigurisht që është përgjegjësi. Unë mezi s’po pres të marr bucetën dhe me fillu me realizu punimin.
Djali i legjendës, Gramoz Vokrri gjatë ceremonisë së prezantimit të bucetës së shtatores së babait të tij u shpreh se kjo bucetë ngjasonte më së shumti me të dhe me meritë është shpallur fituese. Gjithashtu ai bërë të ditur se ka qenë vet në komision dhe së bashku me komisionin kanë bërë një punë të pavarur.
“Natyrisht është një ndjenjë e përzier si çdoherë kur lidhet me futboll sepse futbolli zakonisht na gëzon. Për mu e ceka edhe më herët është ditë përgjysmë, sepse natyrisht që dhimbja mbizotëron sot për mua, por edhe njëherë po e përsëris nuk jam i vetmi në këtë rast. Duke i parë të gjithë njerëzit gjithë përkrahjen, gjitha mesazhet që më kanë ardhur sot nga Kosova dhe jashtë Kosovës me të vërtetë sot është qershia mbi tortë për veprën e babit të nderë…. Sigurisht që kam qenë pjesë e komisionit. Kanë qenë tri figura të ndryshme më duket, kjo ka qenë më e përafërta sa i përket gjesteve edhe mu bë qejfi që u përzgjedh në kohën kur ka luajtur.
Përfundimi i kësaj shtatore pritet të ndodh në muajin tetor, ndërsa Vokrri i pyetur nëse kjo datë lidhet me Fadil Vokrrin ai u shpreh që shpreson se inaugurimi i saj të lidhet me fitoren e Kosovës ndaj Maqedonisë si dhe kualifikimin e Kosovës në Kampionatin Evropian.
Kujtojmë që Fadil Vokrri ndërroi jetë në mënyrë tragjike më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në zemër. Ai u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, sa ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës në mandatin e tij të dytë./KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

“Një nga transferimet më të këqija në histori” – ish futbollisti i Manchester United ‘godet’ Mason Mountin

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për “Euro 2026”

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker