LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Liverpooli do ta bëjë paradën festive kur të vijë koha, edhe nëse njerëzit mendojnë se jemi të çmendur

Klopp: Liverpooli do ta bëjë paradën festive kur të vijë koha, edhe nëse njerëzit mendojnë se jemi të çmendur
(Foto: Nigel Roddis/Getty Images/Guliver)

Jurgen Klopp thotë se Liverpooli do ta festojë titullin në mënyrën më të mirë të mundshme, atëherë kur të jetë eliminuar rreziku i infeksionit për COVID-19, edhe nëse kjo do të thotë se festa mund të bëhet në sezonin e ardhshëm.

Skuadra e tij është shumë pranë që ta festojë titullin e parë anglez pas tri dekadash, pasi të rifillojë kampionati më 17 qershor.

Mirëpo, tifozët e Liverpoolit nuk do të jenë në gjendje ta festojnë si duhet triumfin e tyre në Anfield, pasi që ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura si pasojë e pandemisë së coronavirusit.


(Foto: Nigel Roddis/Getty Images/Guliver)

Federatat dhe klubet kanë kërkuar nga tifozët që t’i respektojnë udhëzimet dhe të mos mblidhen jashtë stadiumeve, në mënyrë që të pengohet përhapja e virusit.

Megjithatë, Klopp është i vendosur që të ketë një festë siç e do tradita kur të jetë e sigurt që njerëzit mund të grumbullohen sërish.

“Të mos festosh në mënyrën siç e ke imagjinuar gjithmonë, nuk është gjë e mirë, këtë e kuptoj tërësisht. Edhe unë ndihem njësoj. Nuk është qëllimi im që të festoj i vetëm në stadium dhe pastaj të shkoj në shtëpi”.

(Foto: Nigel Roddis/Getty Images/Guliver)

“Mirëpo, këtë nuk mund ta ndryshojmë tash… Do të vijë dita kur jeta do t’i kthehet normalitetit. Kur dikush ta gjejë vaksinën, kur dikush të gjejë zgjidhje për këtë problem, kur shkalla e infeksionit është zero ose më e ulët – ajo ditë do të vijë padyshim”.

“Atëherë do të kemi të drejtë të festojmë ashtu si duam. Edhe nëse jemi në javën e 13-të apo 14-të të sezonit të ardhshëm dhe duam të festojmë – kush mund të na ndalë? Edhe atëherë do ta kemi trofeun dhe mund të sillemi rreth qytetit dhe të qëndrojmë në autobus. Nëse të tjerët mendojnë se jemi krejtësisht të çmendur, nuk më intereson aspak”, ka deklaruar Klopp për Sky Deutschland. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i ri i Man Cityt shquhet për shpejtësi marramendëse – ai lë pas vetes edhe Mbappen

Lojtari i ri i Man Cityt shquhet për shpejtësi marramendëse – ai lë pas vetes edhe Mbappen

Premier League
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

La Liga
Vinicius Jr apo Lamine Yamal? Musiala zgjedh lojtarin më të mirë momentalisht

Vinicius Jr apo Lamine Yamal? Musiala zgjedh lojtarin më të mirë momentalisht

Ndërkombëtare
Thomas Tuchel kërkon yllin e Barcelonës si nënshkrimin e parë nëse ai bëhet trajner i Man Utd

Thomas Tuchel kërkon yllin e Barcelonës si nënshkrimin e parë nëse ai bëhet trajner i Man Utd

Premier League
Rooney zgjedh ekipin më mbresëlënës deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier

Rooney zgjedh ekipin më mbresëlënës deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier

Premier League
Slot po përpiqet ta bind Liverpoolin ta transferojë ish-lojtarin e tij për 80 milionë euro

Slot po përpiqet ta bind Liverpoolin ta transferojë ish-lojtarin e tij për 80 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori