LAJMI I FUNDIT:

Thënie të Benjamin Franklinit: Tragjedia e jetës është se plakemi shumë herët dhe mësojmë shumë vonë!

Thënie të Benjamin Franklinit: Tragjedia e jetës është se plakemi shumë herët dhe mësojmë shumë vonë!

• Ai që mendon se paraja bën çdo gjë, për paranë bën çdo gjë.

• Ata që janë të aftë për justifikime, rrallëherë janë të aftë për gjë tjetër.

• Kush ka durim mund të ketë ç’të dojë.


• Ku ka martesë pa dashuri, do të ketë dashuri pa martesë.

• Nëse nuk do që të harrohesh sapo të vdesësh, ose shkruaj diçka që vlen të lexohet, ose bëj diçka që vlen të shkruhet.

• Kush jeton duke shpresuar, vdes me barkun thatë.

• Kush dashurohet tepër me veten, nuk do të këtë konkurrentë.

• Nëse do të njohësh vlerën e parasë, kërko një borxh.

• Huadhënësit kanë kujtesë më të mirë se huamarrësit.

• Të mençurit nuk kanë nevojë për sugjerime, kurse budallenjtë s’i marrin parasysh.

• Nëse macja mban doreza, zor se do të zërë minj.

• Çdo gjë që nis me tërbim, mbaron me turp.

• Një varkë me vela dhe një femër shtatzënë, janë gjërat më të bukura që mund të shihen.

• Nëse e dashuron jetën, mos e shpërdoro kohën, pasi koha është substanca nga e cila përbëhet jeta.

• Kujdes me shpenzimet e vogla, pasi një peshë e vogël mund të fundosë një anije të madhe.

• Kush heq dorë nga liria për të pasur një siguri të përkohshme, nuk meriton as lirinë e as sigurinë.

• Birra është prova që Zoti na do dhe dëshiron që të jemi të lumtur.

• Nuk ka pasur akoma një luftë të mirë apo një paqe të keqe.

• Ai që i kujton me mall kohët e bukura, i bën edhe më të këqija kohët e këqija.

• Luftoji gjithnjë veset e tua, jeto në paqe me fqinjët e tu dhe bëj që çdo vit i ri të të gjejë më të mirë.

• Mësoji tët biri të heshtë, të flasë mëson vetë.

• Të rebelohesh ndaj tiranëve është t’i bindesh Zotit.

• Zemra e një të çmenduri është në majën e gjuhës së tij, por gjuha e një të mençuri është në zemrën e tij.

/Përgatiti: Ekonomia Online/