Nga muaji janar i këtij viti në Klinikën Gjinekologjike të QKUK, janë kryer 3, 421 lindje, prej tyre 1, 221 me prerje cezariane. Kurse nga 13 marsi pas shfaqjes së rasteve të para me coronavirus e deri në fund të muajit maj janë kryer 438 lindje, 162 prej tyre me prerje cezariane dhe 18 operacione urgjente.
Këto shifra i bëri të ditur drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismaili.
“Nga janari kemi pasur deri me sot 3, 421 lindje, prej tyre të përfunduara 1, 221 me prerje cezariane. Kemi bërë një analizë të tre mujorit nga 13 marsi kemi pasur 438 lindje, 162 me prerje cezariane dhe 18 operacione urgjente. Gjatë muajit prill kemi pasur 692 lindje, 241 me prerje cezariane si dhe 17 operacione urgjente. Në muajin maj deri me datën 25 kemi pasur 597 lindje, 184 me prerje cezariane dhe 18 operacione urgjente”, tha Ismaili, për Ekonomia Online.
Drejtori Ismaili deklaroi se nga përhapja e pandemisë kjo klinikë ka ndërmarrë disa hapa për të parandaluar coronavirusin.
Ismaili njoftoi se klinika ka ndaluar vizitat e palëve dhe shoqëruese të pacienteve.
Megjithatë, pavarësisht kësaj ai potencoi se ka pasur reduktime të stafit si shkak i parandalimit të virusit, por duke mos i lërë anash pacientet, si dhe klinika ka reduktuar programin elektiv.
“Fillimisht ne kemi marrë disa hapa për ta penguar dhe për të parandaluar përhapjen e sëmundjes me covid-19. I kemi ndaluar vizitat e palëve dhe shoqëruese nga 13 marsi tërësisht”.
“E kemi reduktuar programin elektiv i cili pritet nga 1 qershori t’i kthehet normalitetit. Kemi bërë reduktimin e stafit, jo për të vuajtur repartet apo pacientët, por për të zvogëluar frekuentimin e personelit në klinikë, kemi punuar me një kapacitet të zvogëluar”, shtoi ai.
Ismaili thotë se nga 1 qershori Klinika Gjinekologjike pritet t’i kthehet normaliteti me kapacitet të plotë si fazë testuese.
“Dalëngadalë është një komision në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ku jemi duke bërë planifikimin që nga 1 qershori t’i kthehemi programit elektiv, ta bëjmë sistemimin e atyre që janë me urgjente. Nga 1-15 qershor e kemi fazën provuese që t’i kthehemi normaliteti, e të fillojmë me kapacitet të plotë”, tha Ismaili.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndalohen dy persona nga Shkupi, dyshohen se kanë kryer katër krime
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Për zgjedhjet e 8 majit në RMV u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City