LAJMI I FUNDIT:

Joshua paralajmëron Furyn: Ke diçka që dua ta marr, ndodhesh në listën time të eliminimeve

Joshua paralajmëron Furyn: Ke diçka që dua ta marr, ndodhesh në listën time të eliminimeve
Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Anthony Joshua e ka paralajmëruar Tyson Furyn se ndodhet në listën e tij ‘të eliminimeve’ dhe se do t’ia rrëmbejë titullin WBC.

Dy boksierët britanikë pritet të përballën në një të ardhme në duelin e unifikimit të titujve, mirëpo paraprakisht ata do të ndeshen me kundërshtarë të tjerë.


Fury do ta kompletojë trilogjinë me Deontay Wilder, ndërsa Joshua do të përballet me Kubrat Pulev.

(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Nuk ka dyshim se dueli që dua është ai ndaj Tyson Furyt – ai ka diçka që unë dua ta marr, prandaj ndodhet në listën time të eliminimeve”.

Publikohet lista e luftëtarëve më të paguar – Tyson Fury lë pas Conor McGregorin dhe Anthony Joshuan
Lexo po ashtu Publikohet lista e luftëtarëve më të paguar – Tyson Fury lë pas Conor McGregorin dhe Anthony Joshuan

“Kurrë nuk i dihet se çfarë të pret me të. Ose është në maje të botës duke e pushtuar botën, ose në fund të oqeanit dhe duhet ta gjejë baraspeshën – por aktualisht duket se e ka gjetur në shtëpi duke u stërvitur me gruan e tij”.

Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

“Ai thotë gjëra për mua gjatë gjithë kohës, po thuhet shumëçka, por Tyson Fury do të jetë relevant vetëm atë ditë kur unë dhe ai do ta nënshkruajmë kontratën për t’u ndeshur”, ka deklaruar AJ për The Sun.

30-vjeçari Joshua rimori titujt WBA, IBF, WBO dhe IBO në rimeçin ndaj Andy Ruiz Jr, ndërsa 31-vjeçari ia shkaktoi humbjen e parë në karrierë Wilderit duke ia rrëmbyer titullin WBC. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori