LAJMI I FUNDIT:

Në Dibër dita e 45-të pa të infektuar me COVID-19

Në Dibër dita e 45-të pa të infektuar me COVID-19

Gjendja epidemiologjike në Dibër e cila ka qenë vatra e parë e Kovid-19 në shtet është e qëndrueshme. Tanimë 45 ditë nuk ka raste të reja, ndërsa siç konfirmojnë nga Spitali i Dibrës nuk as pacientë që paraqiten me simptoma të dyshimta të virusit.

Numri i të infektuarve mbetet në 51 ku dy janë nga Qendra Zhupë. Janë shëruar 47 persona, ndërsa kanë vdekur katër.


Sipas statistikave të policisë, në vetizolim janë tre persona të cilët rregullisht kontrollohen nga ana e nëpunësve policor.

“Gjatë 24 orëve të fundit, nëpunësit policor në koordinim me Inspektoratin e punës në Dibër kanë kryer edhe 12 kontrolle në objekte hotelierike dhe objekte tjera. Në të njëjtën kohë kanë lëshuar tetë urdhra kundërvajtës ndaj personave fizik për shkelje të kryer në kundërshtim me dekretin në fuqi ligji për mosmbajtjen e mbrojtjes personale në fytyrë”, ka deklaruar Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB- Ohër.

Siç informojnë nga Shtabi operativ komunal edhe më tej shpërndahet ndihmë humanitare për familjet që janë në gjendje më të vështirë socio-ekonomike. Shpërndarja bëhet në bazë të listës së përgatitur nga Qendra për punë sociale ndërkomunale, Kryqi i kuq dhe Shoqata humanitare që veprojnë në qytet.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori