LAJMI I FUNDIT:

5 të vdekur dhe 35 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

5 të vdekur dhe 35 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Në Klinikën për Sëmundje Infektive ka ndërruar jetë një pacient 69 vjeçar nga Shkupi, i hospitaluzar më 15 maj. Në spitalin ‘8 shtatori’, humbi jetën një pacient 70 vjeçar nga Struga, i pranuar në spital më 17 maj dhe dy pacientë nga Shkupi, një 70 vjeçar i pranuar në spital më 28 maj dhe një 47 vjeçar i pranuar në spital më 21 maj.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në raportin e sotëm të Institutit për Shëndet Publik është evidentuar edhe foshnja nga Shkupi që me kërkesë të prindërve, me avion u transportua në Zvicër ku ka humbur jetën. Foshnja u hospitalizuar në Klinikën e Fëmijëve dhe ishte i infektuar me covid-19, njofton Telegrafi Maqedoni.


Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 112 testime për coronavirus dhe janë regjistruar 35 raste të reja. Prej tyre 22 janë në Shkup, 4 në Kumanovë, 6 në Tetovë, 1 në Strugë dhe 1 në Gostivar.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se poashtu ka edhe 19 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është 2.164, prej tyre të shëruar janë 1.535 dhe 131 të vdekur. Momentalisht në Maqedoni ka 498 raste aktive me coronavirs./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori