Qëndrueshmëria ekonomike e bazuar në fuqizimin e sektorit të prodhimit dhe zgjerimi i njëkohshëm i sektorit të shitjeve me pakicë është garantues për zhvillimin e vendit, andaj gjetja e formave për thellimin e bashkëpunimit në mes të sektorëve është jetike, u tha sot në takimin e organizuar nga MEPTINIS dhe Ministria e Financave dhe Transfereve, me Rrjetin e Shitësve me Pakicë dhe Klubin e Prodhuesve të Kosovës.
“Ministrja në detyrë e MEPTINIS, Hajdari potencoi se është e njohur me problematikat e të dy sektorëve ndërsa mbetet e angazhuar që përmes kornizave ligjore të mundësojë trajtimin e tyre. Megjithatë, marrë për bazë nevojën e menjëhershme për rimëkëmbje ekonomike si rezultat i pandemisë, Hajdari potencoi nevojën e gjetjes së alternativave në mes të prodhuesve dhe shitësve me pakicë për mbështetje shtesë të sektorit të prodhimit.
Ndërkaq, Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Bislimi theksoi se përkundër potencialit të ekonomisë së Kosovës për zhvillim, subjektet ekonomike prodhuese mbetën pjesëmarrëse modeste në tregun e brendshëm andaj thellimi i bashkëpunimit me sektorin e shitjeve me pakicë duhet të shihet me interes dypalësh. Në këtë drejtim, Bislimi theksoi se Ministria e Financave dhe Transfereve mbetet e hapur për trajtimin e çështjeve me interes për zhvillimin e të dy sektorëve.
Anëtarë nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Rrjeti i Shitësve me Pakicë në vijim të takimit diskutuan mbi rëndësinë e funksionimit si tërësi të trekëndëshit: prodhues, shitje me pakicë dhe konsumator. Gjatë takimit të dy palët u dakorduan që prodhimi vendor duhet të vazhdoj që të mbështetet, në mënyrë që të arrihet një standard më i lartë në prodhim, por edhe të shtyhen përpara prodhimet Made in Kosova, si brenda ashtu edhe jashtë tregut të vendit. Por, padyshim që u theksua që edhe roli i Qeverisë është esencial në fuqizimin e rolit të prodhimit dhe lehtësimin e tregtisë”, thuhet në njoftimin për media.
Si përfundim, të gjitha palët u dakorduan që pavarësisht sfidave mbetet të punohet ngushtë mes të gjitha palëve relevante për të bashkëpunim të mëtutjeshëm duke pas në fokus konsumatorin, prodhuesit vendor si dhe shitësit me pakicë në mënyrë që të kemi stabilizim dhe qëndrueshmëri të vazhdueshme të zinxhirit ekonomik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe