LAJMI I FUNDIT:

Tetë pacientë me COVID-19 po trajtohen në Klinikën Infektive, njëri nga ta në gjendje kritike

Tetë pacientë me COVID-19 po trajtohen në Klinikën Infektive, njëri nga ta në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive në QKUK sot janë të hospitalizuar dhjetë pacientë, prej tyre tetë janë me coronavirus.

Sipas një njoftimi nga kjo klinikë, nga tetë pacientët me COVID-19, katër janë në gjendje stabile, dy raste po trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.


Ndërkaq dy raste tjera janë në Repartin e Mjekimit Intensiv (një rast është në gjendje kritike, si dhe vazhdon trajtimin një paciente e cila ka rezultuar negativ në testimet e fundit për COVID-19).

Në repart vazhdon trajtimin 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin e fundit për COVID- 19. /Telegrafi/