Në shkallë globale numërohen mbi 5.3 milionë raste me coronavirus dhe më shumë e 335 mijë të vdekur dhe Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve.
Siç njofton Zëri i Amerikës, ndërkohë që numri i viktimave në SHBA pritet të arrijë së shpejti në 100 mijë, po shtohet presioni për të rihapur ekonominë dhe aktivitetin normal.
Me lehtësimin e masave kufizuese, vizitorët mbushën plazhet në këtë fundjavë të Ditës së të Rënëve.
Dr. Deborah Birx, e cila kryeson grupin e punës kundër coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, paralajmëroi se është ende shumë herët për të folur për normalitet.
“Është e pamundur të dihet kush është i infektuar, prandaj duhet ta themi qartë se distancimi fizik është me rëndësi kritike. Nëse distancimi fizik është i pamundur në një vend publik, duhet të mbani maskën”.
Gazeta New York Times i dedikoi gjithë faqen e parë të numrit të djeshëm faktit të totali i viktimave i të vdekurve nga coronavirusi po arrin në 100 mijë vetë.
Artikulli përmbante emrat e shumë prej viktimave me fakte nga jeta e tyre.
Ndërkohë presidenti Donald Trump u bëri thirrje autoriteteve shtetërore të lejojnë rihapjen e objekteve fetare.
“Sot i identifikon kishat, xhamitë e sinagogat si objekte jetike që ofrojnë shërbime esenciale”, tha presidenti.
Dan Carroll, pastor i Kishës Water of Life në Fontana të Kalifornisë e përshëndeti qëndrimin e presidentit.
“Nuk duam të thyejmë ligjin. Ishin përgatitur të rihapnim dyert pavarësisht se çfarë do të thoshte presidenti, apo Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, pasi jemi treguar shumë të duruar, të kujdesshëm dhe tani mendonim se ishte koha të rihapnim dyert për njerëzit tanë”.
“Guvernatorët duhet të bëjnë atë që duhet dhe të rihapin këto objekt shumë të rëndësishme gjatë fundjavës…”, tha presidenti.
Por shumë objekte fetare kanë kaluar probleme gjatë javëve të fundit kur gjatë shërbesave besimtarët janë ekspozuar ndaj personave të infektuar.
Një nga këto është një kishë në Kaliforninë e veriut.
“Shërbesat nën qiell të hapur, duke ruajtur distancimin fizik mund të bëhen. E kuptoj që kjo është e vështirë, gjatë këtyre kohëve kemi bërë ndryshime të vështira dhe duhet të vazhdojmë”, tha Dr. Birx.
Përditë e më shumë qytete po rihapin restorantet e biznese të tjera në përpjekje për të kapërcyer goditjen ekonomike nga pandemia.
Por Dr. Birx thotë se Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një valë të dytë infeksioni me ardhjen e vjeshtës.
“Po përgatitemi për rishfaqjen në vjeshtë, duke siguruar rezerva me pajisje për personelin mjekësor, aspiratorë e furnizime të tjera. Ndërkohë po bëjmë të gjitha përpjekjet për të zhvilluar terapi kuruese dhe vaksinë”, ka thënë Dr. Birx.
Nëse virusi rishfaqet, presidenti ka thënë publikisht se nuk ka në plan të rivendosë masa kufizuese apo të mbyllë ekonominë, megjithëse mund të rritet rreziku i përhapjes së virusit. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
Palestinezët festojnë “pranimin e marrëveshjes” nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'