LAJMI I FUNDIT:

Presioni ndaj Kushtetueses, analistët: Edhe deklaratat publike, komentimet e vendimeve janë ndikim mbi gjykatën

Presioni ndaj Kushtetueses, analistët: Edhe deklaratat publike, komentimet e vendimeve janë ndikim mbi gjykatën

Po vazhdojnë presionet ndaj Gjykatës Kushtetuese, tash kur kanë mbetur vetëm një javë kohë, që kjo Gjykatë të nxjerrë vendimin për dekretin e presidentit Hashim Thaçi rreth mandatarit për kryeministër. Këto presione po konsiderohen të papranueshme, nga analisti politik, Mazllum Baraliu, ndërsa në anën tjetër Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se kredibilitetin e kësaj Gjykate mund ta kontestojnë vetëm shoqëria civile dhe qytetarët.

Analisti politik, Mazllum Baraliu në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se vet propozimi i një programi qeverisës nga një parti politike, madje qoftë edhe deklaratat se “nuk po përzihen në punët e Gjykatës”, nga liderët e institucioneve, janë në fakt ndikim në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Vet fakti që ata po dalin, po propozojnë program, po propozojnë masa preventive, po propozojnë pako ekonomike, 1 miliardëshe e të tjera, që nuk ka mundësi të bëhet, Avdullah Hoti është vet ekonomist e di që nuk është e mundur ashtu shpejt e shpejt të bëhen ashtu pa kalkulime, nuk ka mundësi të bëhen 1 miliardë. Kjo tregon se diçka nuk është në rregull në asnjërën anë, as nga këta që duan ta bëjnë një qeveri, e as nga këta të tjerët që janë Qeveri në detyrë, qoftë edhe duke thënë që nuk përzihen apo nuk ndikojnë, në fakt këta po ndikojnë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Baraliu.


Sipas tij, është shqetësuese përgatitja e një qeveria, para vendimit të Gjykatës.

“Gjykata Kushtetuese është mes tri goditjeve të cilat as nuk janë të duhura, as nuk janë të kohshme, janë të parakohshme, janë edhe në pikëpamje politike edhe institucionale, edhe njerëzore edhe si deputet ata si politikanë, si përfaqësues të institucioneve, si Presidenca dhe Kryeministria, nuk janë të duhura por janë të parakohshme, jo adekuate, politikisht të papjekura dhe po them të panevojshme, madje edhe shumë të dëmshme. Janë të papranueshme si presione ndaj një institucioni kushtetues të pavarur, siç është drejtësia kushtetuese siç është Gjykata Kushtetuese, janë të palejueshme këto forma të ndikimit politikë dhe presionit politikë”, tha Baraliu.

Ndërkaq, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë për Telegrafin se vazhdimisht kanë kritikuar politizimin e kësaj Gjykate, duke shtuar se aty më herët janë emëruar edhe gjykatës me të kaluar politike nga partitë në pushtet.

Sipas tij, shoqëria civile e publiku kanë të drejtë ta kontestojnë integritetin dhe kredibilitetin e Gjykatës Kushtetuese, por jo edhe liderët institucional dhe politikanët.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi në vazhdimësi ka kritikuar politizimin e Gjykatës Kushtetuese duke emëruar gjykatës me të kaluar politike nga partitë në pushtet.  Përderisa shoqëria civile dhe publiku kanë të drejtë të kontestojnë integritetin dhe kredibilitetin e kësaj gjykate dhe të kërkojnë që kjo gjykatë të jetë e pavarur, paanshme dhe drejtë, në anën tjetër liderët institucional dhe politika duhet të qëndrojnë larg komentimit të vendimeve apo proceseve vendimmarrëse nga kjo gjykatë”, tha Miftaraj.

Ndërhyrje në vendimet e Gjykatës, siç tha Miftaraj është secili komentim, deklaratë publike apo këshillë sesi duhet të vendosë kjo Gjykatë.

“Çdo komentim, deklaratë publike apo këshillë se si duhet të vendos kjo gjykatë konsiderohet ndikim dhe ndërhyrje në pavarësinë dhe vendimmarrjen e gjykatës, praktikë kjo e papranueshme dhe  e dëmshme për funksionimin e kësaj gjykate dhe institucioneve të Kosovës”, sqaroi Miftaraj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Kalo në kategori