LAJMI I FUNDIT:

Fillon puna intensive për jetësimin e ligës së përbashkët Kosovë-Shqipëri

Fillon puna intensive për jetësimin e ligës së përbashkët Kosovë-Shqipëri

Sot nëpërmjet një videokonference është mbajtur takimi i parë i ekipeve teknike të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB), të cilat do të punojnë në përgatitjet e dokumenteve dhe akteve normative të ligës së përbashkët.

Në këtë takim morën pjesë edhe Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe kryetari i FSHB-së, Avni Ponari.


Ekipet teknike do të udhëhiqen nga Sekretarët e Përgjithshëm të të dyja Federatave, derisa i gjithë procesi i përgatitjes së dokumenteve do të përfundojë deri në javën e dytë të muajit qershor, kur edhe pritet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet të dyja Federatave për themelimin e ligës së përbashkët.

Arben Fetahu, kryetar i FBK-së, ka zbuluar disa nga detajet e punëve që janë duke u kryer për themelimin e një lige të përbashkët të basketbollit mes Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës

“Ideja e kamotshme e themelimit të një lige të përbashkët të basketbollit mes Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës do të realizohet nga edicioni garues 2020-2021. Marrëveshja e bashkëpunimit dhe financimit të Ligës Kombëtare në Basketboll do të formalizohet mes FSHB-së dhe FBK-së gjatë muajit qershor 2020, për një periudhë 4-vjeçare me mundësi vazhdimi.

“Qëllimi i Ligës do të jetë ofrimi i një mjedisi konkurrues ndërkombëtar për ekipet e shteteve pjesëmarrëse, nxitja e konkurrencës mes klubeve dhe sigurimi i ndeshjeve ndërkombëtare dhe hapësirës në parket për lojtarët vendorë”.

Arben Fetahu, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (Foto: basketbolli.com)

“FBK dhe FSHB do të delegojnë nga katër ekipe për pjesëmarrje në Ligë. Për edicionin garues 2020-2021 do të vendoset sistemi i garave me vajtje-ardhje, me 14 xhiro të rregullta, në të cilat secili ekip me secilin luan së paku dy ndeshje. Liga do të mbikëqyret nga Bordi Drejtues i Ligës, në të cilin federatat pjesëmarrëse i delegojnë nga 2 përfaqësues, ndërsa përfaqësuesit e federatave në këtë bord e emërojnë unanimisht anëtarin e pavarur të bordit i cili do të shërbejë edhe si Kryetar i Bordit të Ligës”, ka thënë ai.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori