LAJMI I FUNDIT:

Kostadinov: Sipas Komisionit për sëmundje infektive janë krijuar kushtet për zgjedhje

Kostadinov: Sipas Komisionit për sëmundje infektive janë krijuar kushtet për zgjedhje

Sipas Komisionit për sëmundje infektive dhe sipas institucioneve kompetente janë krijuar kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sigurisht me respektim të plotë të protokolleve mbrojtëse shëndetësore, tha zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

“Fakti që ekzistojnë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve tregon edhe përgjigjja pozitive e OSBE-ODIHR se ata janë të gatshëm të vazhdojnë misionin vëzhgues në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha ai.


Kostadinov tha se sipas dispozitave ligjore dhe Dekretit me forcën ligjore të Qeverisë, zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Në rast se përfundon më 30 maj, tha ai, zgjedhjet duhet të bëhen më 21 qershor.

“Ne kemi shpërndarë Kuvendin, për shpërndarjen e të cilit votuan të gjitha partitë politike, ne kemi një qeveri teknike të bazuar në modelin e Przhinos, në fund kemi shpallur zgjedhjet nga Kryetari i Kuvendit, të cilat u shtynë për shkak të krizës me coronavirusin. Prandaj, nuk ka pengesa që procesi të vazhdojë dhe që zgjedhjet të mbahen më 21 qershor”, tha Kostadinov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori