LAJMI I FUNDIT:

Bordi i FHK-së vendos që sezoni i hendbollit të vazhdojë gjatë qershorit

Bordi i FHK-së vendos që sezoni i hendbollit të vazhdojë gjatë qershorit

Të martën është̈ mbajtur mbledhja e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini. Janë̈ marrë vendime me rëndësi për sportin e hendbollit në vendin tonë. Bordi ka vendosur që kampionati 2019\2020 të vazhdojë, ndërsa janë përcaktuar edhe terminet bazë për përfundim të edicionit. Të kujtojmë që edicioni është ndërprerë në muajin mars për shkak të paraqitjes së coronavirusit.

Në Superligën e meshkujve janë zhvilluar 18 xhiro, pra pjesa e rregullt. Ndërkohë, Bordi i Federatës sonë ka vendosur që skuadrat të kthehen në stërvitje në fillim të qershorit, kurse prej 13\14 qershorit të nisë ‘play-off’ – thuhet në njoftimin e FHK-së.


Në ‘play-off’ garojnë katër skuadrat e para në tabelë, Besa Famgas, Prishtina, Trepça e Kastrioti. Më 13\14 qershor luhen gjysmëfinalet e para, ndërsa gjysmëfinalet e dyta janë më 17 e 18 qershor. Në gjysmëfinale takohen Besa Famgas me Kastriotin dhe Prishtina me Trepçën. Nëse rezultati është 1-1, shikohet goldallimi mes dy skuadrave, ndërsa nëse edhe goldallimi është i njëjtë luhen vazhdimet nga pesë minuta apo shtatëmetërshat, në bazë të rregullave të hendbollit.

Finalja luhet deri në dy fitore, apo deri sa njëra skuadër t’i mbledhë tri pikë. Pra mund të luhen tri ndeshje, kurse terminet janë 20\21 qershor, 24\25 qershor, 27\28 qershor.

Në Superligën e femrave katër skuadra kanë pikë të barabarta, Istogu, Vushtrria, Prishtina e Ferizaj. Me short do të përcaktohen çiftet gjysmëfinale. Në gjysmëfinale luhen dy ndeshje, njëjtë si në finale, kurse në rast të rezultatit të barabartë (1:1) shikohet goldallimi dhe më pas eventualisht luhen vazhdimet nga pesë minuta apo ekzekutimi i shtatëmetërshave sipas rregullave te lojës se hendbollit.

Nga Superliga largohen skuadrat e pozitës së fundit (në të dy konkurrencat) kurse skuadra e parafundit luan me të dytin e Ligës së Parë në barazh. I pari i Ligës së Parë (në të dy konkurrencat) kalon në Superligë, ndërsa për bazë merret tabela aktuale.

Në Superligën e kadeteve ka mbetur të zhvillohen dy ndeshje (Samadrexha – Prishtina, Istogu – Prishtina) për të përcaktuar kampionin. Te kadetët kampioni është përcaktuar tashmë.
Turneu final i Kupës së Republikës së Kosovës do të zhvillohet në fund të qershorit, në të dy konkurrencat.

Bordi i Federatës ka vendosur t’u dal skuadrave në ndihmë duke mbuluar shpenzimet e personave zyrtarë për ndeshjet e mbetura. Ndërkohë në edicionin e ardhshëm skuadrat do të lirohen nga kotizimi. Bordi i FHK-së njëzëri ka bërë thirrje që të respektohet vendimi i Qeverisë nga MKRS për përkrahje të sportit pas krizës së krijuar nga paraqitja e coronavirusit, per t’i ndihmuar klubet.

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori