LAJMI I FUNDIT:

IKSHPK reagon për lejimin e futbollit në Kosovë dhe tregon se çfarë duhet të bëjnë klubet dhe futbollistët

IKSHPK reagon për lejimin e futbollit në Kosovë dhe tregon se çfarë duhet të bëjnë klubet dhe futbollistët

Nga dita e sotme i është dhënë leje klubeve të Superligës që të rikthehen në stërvitje.

Skuadra elitare në Kosovë do të kenë kohë të stërvitën nga dita e sotme deri më 1 qershor, pastaj edhe do të rifillojë Superliga e Kosovës.

Ky vendim është marrë në bashkëpunim mes FFK-së, Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.


FFK gjatë ditës së sotme do të mbajë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv ku do të dalë edhe me vendimin final kur do të rifillojnë ndeshjet.

Nga ana tjetër Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë të qartë klubeve se gjatë zhvillimit të aktiviteteve stërvitore, pjesëmarrësit në to duhet t’i zbatojnë masat mbrojtëse, të ruajnë distancën fizike dhe të mbajnë higjienën sipas kushteve të përcaktuara në udhëzues.

Ndërkohë FFK gjatë ditës do të ndajë udhëzuesin për klubet e Superligës dhe do tu jap atyre instruksione shtesë për mbarëvajtjen e garave.

Njoftimi i plotë nga IKSHPK:

Me që IKSHPK dhe Zyra e OBSh-së në Kosovë kanë konstatuar se situata epidemiologjike në Kosovë konsiderohet me risk të reduktuar krahasuar me situatën paraprake, Ministria e Shëndetësisë ke lejuar mbajtjen e aktiviteteve stërvitore për Federatën e Futbollit të Kosovës, përkatësisht për klubet futbollistike të Superligës në vend.

Këto aktivitete do të zhvillohen në pajtueshmëri me Udhëzimin për procesin stërvitor të dakorduar midis FFK-së, MSH-së e IKSHPK-së dhe duke respektuar edhe Udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

Prej periudhës 18 maj deri më 1 qershor, në pajtim me këta udhëzues, klubet e futbollit do të mund të zhvillojnë vetëm aktivitete stërvitore, për të qenë gati që ndeshjet t’i zhvillojnë në qershor, në varësi të situatës epidemiologjike.

Gjatë zhvillimit të aktiviteteve stërvitore, pjesëmarrësit në to duhet t’i zbatojnë masat mbrojtëse, të ruajnë distancën fizike dhe të mbajnë higjienën sipas kushteve të përcaktuara në Udhëzues.

FFK do ta ndaj udhëzuesin me klubet futbollistike të Superligës dhe do t’u jap atyre instruksione shtesë lidhur me mbarëvajtjen e stërvitjeve.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr

Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr

Ligat tjera
Trashëgimia e Ronaldos është në duar të sigurta: Cristiano Junior emocionoi botën me statistika të mahnitshme

Trashëgimia e Ronaldos është në duar të sigurta: Cristiano Junior emocionoi botën me statistika të mahnitshme

Ligat tjera

"Mercenar, mashtrues" - tifozët e Real Valladolidit nuk ia falin Ronaldos veprimin që ka bërë ndaj klubit të tyre

La Liga
Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

La Liga
Zidane u tha të njëjtin mesazh me tetë fjalë lojtarëve të Real Madridit para çdo ndeshjeje të madhe

Zidane u tha të njëjtin mesazh me tetë fjalë lojtarëve të Real Madridit para çdo ndeshjeje të madhe

La Liga
Të gjitha ekipet që kaluan tutje dhe ato që do të luajnë në fazë e eliminimit në Ligën e Evropës

Të gjitha ekipet që kaluan tutje dhe ato që do të luajnë në fazë e eliminimit në Ligën e Evropës

Liga e Evropës
Kalo në kategori