LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje

Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje
Foto: Arkiv

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhje, ndërsa pas mbledhjes kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për media.

Mbledhja e Kryesisë fillon në ora 11:00.


Do të jenë tri pika të rendit të ditës: miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave dhe çështje të ndryshme.

Në njoftim thuhet se për shkak të pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, në këtë mbledhje nuk do të ketë prezencë të mediave.

Pas mbledhjes, kryetarja e Kuvendit, Osmani, do të mbajë konferencë për media. /Telegrafi/