LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Thaçi, Mustafa, Grenell dhe Lista Serbe kontribuan në rrëzimin Qeverisë

Sveçla: Thaçi, Mustafa, Grenell dhe Lista Serbe kontribuan në rrëzimin Qeverisë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ishin Presidenti Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ambasadori i SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell dhe Lista Serbë ata që kanë kontribuar në rrëzimin e Qeverisë.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Sveçla ka thënë se kur po i përmend këta emra nuk po flet për një aleancë, por për një numër faktorësh që kanë kontribuar në rrëzimin e Qeverisë.


“Kanë qenë një numër faktorësh, Thaçi, Mustafa, Grenell, Lista Serbe. Unë po flas për një listë faktorësh”.

“Është e vërtetë që gjithë këta katër që i përmenda kontribuuan në rrëzimin e Qeverisë. Nuk mendoj se është korrekte që të bëhet një ndërlidhje drejtpërdrejt SHBA-Serbi – nuk po flasim për aleancë, po flasim për një numër faktorësh që kanë kontribuar në rrëzimin e Qeverisë”.

“Këta ndoshta edhe dikush tjetër kanë kontribuuar që Qeveria Kurti të bie apo mocioni i mosbesimit të jetë i suksesshëm”.

“[Kërkesa për të hequr dorë nga masa e reciprocitetit] ishte një kërkesë e cila për ne ishte e papranueshme. Edhe Grenell ka deklaruar se nëse heqim dorë nga reciprociteti dhe taksa, ai do të ishte i gatshëm që të bashkëpunonte”.

Sveçla ka thënë se qëndrimi i tyre ndaj kësaj kërkese të Grenellit ka qenë i qartë “Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të tentojë të sillet si i tillë”.

“Ai [Grenell] siç ka deklaruar, ka qenë në favor të zgjidhjeve të shpejta që për ne nuk janë të qëndrueshme. Ne nuk mendojmë se problemet me Serbinë do të mund të zgjidhen në një takim të mbyllur diku kudo qoftë gjeografikisht”.

“Ne jemi kundër zgjidhjeve të shpejta dhe kjo ishte përshtypja jonë. Ai ka kërkuar që zgjidhja për Kosovën dhe njohja të ndodh pavarësisht rregullimeve të brendshme në aspektin e marrëveshjes. Kjo krijon paqartësi dhe frikë”.

Sipas tij, duhet punuar në të dyja frontet – në forcimin e brendshëm të Kosovës dhe në promovimin e vlerave jashtë vendit.

“Nuk mund të shkosh në negociata duke sabotuar vetë shtetësinë e Kosovës. Gjithmonë është aktuale motoja jonë se ‘me hajna nuk ka shtet’”.

“Hajnat janë këta që janë bërë milionerë dhe miliarderë në kurriz të këtij vendi. Ne jemi 1.7 milionë banorë, figurat publike njihen dhe e dimë mirë se kush ka qenë i pasur 20 vjet më parë. Po flas për liderë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Lajme
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Sociale
Kalo në kategori