LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi në mesin e pesë lojtarëve më të shtrenjtë të Superligës së Turqisë

Vedat Muriqi në mesin e pesë lojtarëve më të shtrenjtë të Superligës së Turqisë

Vedat Muriqi është një ndër lojtarët më të vlefshëm të kampionatit të futbollit të Turqisë.

Sulmuesi prizrenas ka pasur një gjysmë sezon të mrekullueshëm në Superligën turke me Fenerbahçen, ku deri më tank ka realizuar 15 gola dhe ka bërë pesë asistime për bashkëlojtarët.

Kjo ka bërë që t’i rritet edhe vlera e futbollistit 26-vjeçar në tregun e transferimeve duke kapur shifrat e 9.5 milionë eurove.


Kështu së paku e ka vlerësuar ueb-faqja e specializuar për shit-blerjen e lojtarëve, Transfermarkt, ku bazohen edhe shumë klube në ofertat e bëra për lojtarët.

Ueb-faqja futbollistike turke, Footomac, ka renditur pesë lojtarët më të shtrenjtë të ligës së tyre kryesore, ku reprezentuesi ynë renditet në pozitën e pestë.

Para tij renditen, Edin Visca i Basaksehirit dhe Lemina i Galatasarayt (secili 10.5 mln euro), Abdulkadir Omur i Trabzonsporit (12.5 mln euro) gjersa më i vlefshmi është sulmuesi norvegjez, Alexander Sorloth i Trabzonsporit (13 milionë euro).

Ndryshe, Fenerbahçe kërkon 25 milionë euro nga klubet e interesuara për shërbimet e shtatgjatit të përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse fanellat e dy legjendave të Man Utd janë të varura në dhomën e zhveshjes së Liverpoolit në Anfield

Pse fanellat e dy legjendave të Man Utd janë të varura në dhomën e zhveshjes së Liverpoolit në Anfield

Premier League
Cristiano Ronaldo nuk i ka pesë Topa të Artë

Cristiano Ronaldo nuk i ka pesë Topa të Artë

Ndërkombëtare

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga
Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Ndërkombëtare
Lëndimin më të çuditshëm që mund ta keni dëgjuar e ka pësuar sulmuesi i Boltonit

Lëndimin më të çuditshëm që mund ta keni dëgjuar e ka pësuar sulmuesi i Boltonit

Ligat tjera
Kalo në kategori