LAJMI I FUNDIT:

“Unitedit i duhen tri transferime të mëdha për të rivalizuar Liverpoolin për titull” –  kështu shpreson Va nder Sar

“Unitedit i duhen tri transferime të mëdha për të rivalizuar Liverpoolin për titull” –  kështu shpreson Va nder Sar

Edwin va nder Sar ka thënë se Manchester United duhet t’i bëjë tri transferime të mëdha, në mënyrë që të rivalizojë Liverpoolin për titull të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq nuk e kanë shijuar titullin e ligës angleze nga sezoni 2012/13, duke kaluar nëpër kriza të thella ndër vite.


Portieri i tyre legjenda ka thënë se me tri transferime të mëdha, shpreson që klubi të rikthehet në garë për titull dhe t’i kënaq edhe tifozët që ka kohë që presin.

“Muaji i mjaltit për Solakjer ka përfunduar edhe pse ka ecuri të mirë. Por, më pas ata hasën në rrugë të vështirë dhe mendoj se në javët e fundit para se të suspendohej futbolli ata kanë luajtur mirë”, ka thënë Va nder Sar.

“Pikët ishin duke ardhur për ta. Kishin rezultate të mira, por kjo nuk mjafton që ata të fitojnë titullin e Ligës Premeir apo të garojnë për të”.

“Shpresoj që United t’i bëjë tri transferime të mëdha, në mënyrë që të rivalizojnë Liverpoolin dhe Manchester Cityn për titull”, ka shtuar më tej ai.

Manchester United ka bërë në verën e kaluar disa transferime të mëdha si Harry Maguire dhe Aaron Wan-Bissakan, por kanë humbur sulmuesin Romelu Lukakun, e që në këtë verë do të pritet t’i bëjnë disa prurje të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori