LAJMI I FUNDIT:

Pandemia e COVID-19 zbret importin e naftës, vendos nën presion buxhetin e Kosovës

Pandemia e COVID-19 zbret importin e naftës, vendos nën presion buxhetin e Kosovës

Përhapja e pandemisë ka bërë që edhe në Kosovë të ketë ulje të dukshme të importit të naftës.

Të dhënat e Doganës se Kosovës tregojnë se vetëm në muajin prill në Kosovë ka hyrë naftë në vlerë prej 8 milionë eurosh, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ku vlera ishte 24 milionë euro.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se izolimi nga Coronavirusi edhe në Kosovë ka ulur kërkesën për naftë, përkundër se çmimi është më i ulët sesa viteve të fundit.


“Pandemia sikurse në gjithë globin, ndikim ka pas edhe në Kosovë. Furnizimet në këtë kohë vitin e kaluar, brenda 24-orëve kanë hyrë 120 autobot, ndërsa tash në këto ditë maksimumi që brenda një dite hyjnë në Kosovë janë 35 autobot”, thotë Berjani.

Të dhënat e Doganës se Kosovës tregojnë se nga muaji janar deri në fund të muajit prill të këtij viti, vlera e përgjithshme e të hyrave nga nafta në Doganë ka qenë mbi 61 milionë euro, kurse në periudhën e njëjtë të vitit 2019, kjo vlerë ka qenë mbi 80 milionë euro.

Disa qytetarë tregojnë se nga fillimi i zbatimit të masave emergjente për parandalimin e Coronavirusit, daljet me vetura i kanë pasur të kufizuara, kështu që edhe shpenzimi i sasisë së naftës ka qenë më i ulët.

Driton Spahiu, punëtor në sektorin privat, tregon se gjatë kësaj periudhe veturën e ka shfrytëzuar vetëm për t’u furnizuar me ushqime të nevojshëm.

“Gjatë kësaj kohe ne kemi qëndruar vetëm në shtëpi, nuk kemi pasur ku të dalim as për shëtitje apo edhe te ndonjë i afërm, përveç në markete”, thotë Spahiu.

Ekspertë për çështje ekonomike vlerësojnë se zvogëlimi i të hyrave doganore do të ndikojë drejtpërdrejt në buxhetin e Kosovës, kur merret parasysh se pjesa më me madhe e buxhetit të Kosovës mbushet nga të hyrat e Doganës së Kosovës.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini thotë për Radion Evropa e Lirë se nëse kjo situatë vazhdon në këtë mënyrë, deri në fund të vitit Kosova do të humbë deri në 100 milionë euro nga të hyrat e derivateve të naftës.

“Kjo vlerë për Kosovën është humbje e madhe. Kosova duhet të shpërthejë ‘këmishën’ e izolimit dhe të fillojë punën, duke hapur tregun edhe për sektorët e ndryshëm”, thekson Shahini.

Fadil Berjani tregon se çmimi i naftës në Kosovë ka rënë dukshëm në krahasim me kohën e mëhershme. Kjo, sipas tij, është për shkak të zvogëlimit të kërkesës në të gjithë botën si pasojë e pandemisë.

“Çmimi për një litër naftë, sot (e martë) është 75 centë, ndërsa me pakicë blihet deri 82 centë, varësisht nga kompania”, shprehet Berjani.

Pasi pandemia e Coronavirusit uli kërkesën për naftë, ekonomia globale pësoi goditje duke krijuar tepri të furnizimeve të naftës dhe duke i mbushur depot.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, që përdoret si standard ndërkombëtar, më 22 prill ra nën 16 dollarë për fuçi, që është çmimi më i ulët në më shumë se dy dekada.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, Rusia dhe shtetet tjera prodhuese kanë finalizuar një marrëveshje për ulje të pashembullt të prodhimit të naftës, me shpresën e rritjes së çmimeve globale, që kanë rënë për shkak të pandemisë me Coronavirus dhe luftës me çmime.

OPEC Plus, një grup prej 23 vendeve anëtare prodhuese, që përfshin edhe Rusinë, kanë thënë se janë pajtuar për të zvogëluar sasinë e naftës së prodhuar për 9.7 milionë fuçi në ditë gjatë muajve maj dhe qershor. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence

Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Kalo në kategori