LAJMI I FUNDIT:

“Që kur u largua Guardiola nga Barcelona, Messi nuk është më i njëjti” – kështu thotë Ten Hag

“Që kur u largua Guardiola nga Barcelona, Messi nuk është më i njëjti” – kështu thotë Ten Hag

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag ka thënë se Lionel Messi nuk ka arritur të gjejë më nivelin e tij të lartë që kur u larguar Pep Guardiola nga Barcelona në vitin 2012.

Spanjolli e kishte marrë drejtimin e skuadrës katalunase në vitin 2008 dhe gjatë katër sezoneve të tij, ai fitoi tri La Liga, dy Kupa të Mbretit dhe dy Liga të Kampionëve.


Messi po ashtu kishte një formë të paharrueshme, duke fituar Topin e Artë në vitin 2009 dhe 2012.

“Messi ishte njëri ndër liderët, mirëpo ai kishte punuar për skuadrën dhe suksesi nuk mungonte. Ai asnjëherë nuk ka qenë më i mirë se nën urdhrat e Pep Guardiolas”, ka thënë Ten Hag pë Voetbal International.

“Barcelona madje nuk ka fituar shumë në vitet e fundit në Evropë. Pep ka guxim, ai guxon të bëjë inovacione të reja”, ka shtuar më tej.

Pasi u largua nga Barcelona, Guardiola shkoi te Bayern Munich në sezonin 2013-14, derisa Ten Hag kishte mundësi të punonte me të pasi holandezi stërviste rezervat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori