LAJMI I FUNDIT:

Jeta dhe aktivitetet e Diona Fonës në karantinë: Së shpejti publikon projektin e ri muzikor

Diona Fona (Foto: Telegrafi)

Diona Fona vazhdon të jetë njëra prej personazheve më të pëlqyera në showbizin shqiptar.

Ajo së fundmi ka dhënë një intervistë për portalin Telegrafi, ndërsa ka folur më shumë rreth ditëve të saj në karantinë.

Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron në Londër, është kthyer në Kosovë pak ditë pas përhapjes së pandemisë së COVID-19 në botë.


Diona Fona (Foto: Telegrafi)

“Unë kam qenë në Londër, por një ditë para se me u mbyll kufijtë mora vesh lajmin dhe vendosa që nuk mundem me ndejt atje vet dhe vendosa me ardh me u izolu me gjithë familjen. Unë faktikisht jetoj në Londër dhe isha në vitin e fundit të fakultetit, do të thotë sivjet e kisha përfunduar fakultetin, por me gjithë këto që ndodhën u ktheva”, ka thënë Diona Fona për Telegrafin.

Më tej, artistja e njohur ka treguar se këtë kohë ka kuptuar shumë gjëra rreth vetes dhe ka reflektuar në shumë gjësende pozitive.

“Është një periudhë shumë interesante, kam kuptuar shumë gjëra rreth vetes, çfarë me pëlqen të bëj që zakonisht nuk kam pasur kohë t’i bëj, tash po më duket kemi kohë të gjithë shumë, po kaloj mirë, është kënaqësi me kalu kohë me familjen duke marrë parasysh çfarë punë bëj dhe çfarë jete e shpejtë është, me një anë shumë mirë sepse po na jep kohë më shumë më reflektu rreth asaj që është në jetën tonë dhe çfarë na bën të lumtur. Po bëj muzikë kështu tamam për qefi edhe ajo mundet me u shndërru diçka më shumë në studio, fillimisht instikti po më vjen nga brenda. Po mundohem me ushtru në gjëra online, shembull yoga që po më ndihmon shumë, gjëra që mundemi me i realizuar në shtëpi, po lexoj shumë etj”, ka thënë ajo.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Po ashtu, këngëtarja thotë  se ka qenë në përfundim të një projekti të ri muzikor, i cili pritet tashmë të lansohet shumë shpejt para publikut dhe fansave të saj.

“Projekti i ardhshëm pothuajse ka qenë afër publikimit por mu ndalën gjërat, por tani po mundohem të gjej mënyra të tjera për të lansuar projektin është projekt që kam punuar goxha shumë në të dhe që e dua shumë, mezi po pres me dalë. Kënga e ardhshme është solo, është një këngë që e kam punuar me një producent të quajtur Ertug, tekstin e kam përpunuar me Yll Limanin dhe pritet me u publiku shumë shpejt”, vazhdon më tej Fona.

Diona gjithashtu ka komentuar edhe vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë rreth ndalimit të dasmave përfshirë edhe klubet, gjersa në këtë të fundit mban performanca të ndryshme përreth trojeve shqiptare.

“Mendoj që për momentin duhet të kuptojmë situatën siç është rrethanat si i kemi, është shumë fatkeqësi e madhe që na është ndaluar pak vera, por mendoj që duhet t’i shikojmë gjërat më të mëdha që janë duke ndodhur për momentin besoj që asnjëherë nuk është vonë edhe nëse nuk është verës, do të ketë si të kryhet kjo, e di që muzikantat kanë me pru shumë, për me i disponu njerëzit me ngrit pozitivitetin që ndoshta na ka humbur pak në këtë kohë”, shton ajo.

Krejt në fund, mesazhi i artistes shqiptare është që periudhën e pandemisë ta kalojmë me familjen, të qëndrojmë sa më shumë pranë njëri-tjetrit.

“Ju kisha thanë me u koncentru shumë te familja dhe me mundu me ngrit energjinë pozitive, edhe nëse nuk mundeni kontakt me pas direkt me njerëz thirrni përmes rrjeteve sociale, kemi telefonin që mundemi me kontaktu me të gjithë ata që duam në botë, kështu që shfrytëzojini këto mundësi dhe mundoheni me ndejt sa më afër njëri-tjetrit”, e përfundon intervistën e saj 21-vjeçarja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ledri Vula: Askush nuk e ka ditur por unë dhe Sara jemi ndarë në pandemi, një ditë më pas më dërgoi ekon - pyetja e parë ishte se a do ta mbajmë fëmijën

Ledri Vula: Askush nuk e ka ditur por unë dhe Sara jemi ndarë në pandemi, një ditë më pas më dërgoi ekon - pyetja e parë ishte se a do ta mbajmë fëmijën

Magazina
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse

Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse

Magazina
“Në fillim ka qenë shumë e vështirë” - Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha

“Në fillim ka qenë shumë e vështirë” - Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha

Magazina
Xheneta e pyet se kur do t’i propozojë, Gjesti i ftohtë në përgjigje: Të shohim një herë çka po rrjedh

Xheneta e pyet se kur do t’i propozojë, Gjesti i ftohtë në përgjigje: Të shohim një herë çka po rrjedh

Magazina
Performanca e bujshme dhe e diskutueshme e Jennifer Lopez në një sfilatë mode në Arabinë Saudite

Performanca e bujshme dhe e diskutueshme e Jennifer Lopez në një sfilatë mode në Arabinë Saudite

Magazina
Anisa Veseli hyn të premten në Big Brother VIP Kosova?

Anisa Veseli hyn të premten në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Kalo në kategori