Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës ka zhvilluar një videokonferencë me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, drejtorin e Njësisë së Ndihmës Para-pranimit, Liam Breslin dhe me zëvendësdrejtorin e Njësisë së Ndihmës Para-pranimit, Marius Lazdinis ku diskutuan për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në vend, sfidat e sektorit si rezultat i pandemisë COVID-19 dhe projektet përkrahëse ndaj sektorit në Kosovë.
Mustafa gjatë kësaj videokonference, i ka njoftuar përfaqësuesit e KE-së me objektivat dhe prioritetet e MBPZhR-së gjatë këtij mandati “duke veçuar përmirësimin e qeverisjes, efikasitetit dhe transparencës në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë për ta përgatitur për akreditim sipas standardeve të BE-së” siç u shpreh ai, thuhet në njoftimin për media.
Në anën tjetër, ai ka falënderuar Komisionin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për sektorët e ndryshëm në Kosovë, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë dhe rikonfirmoi gatishmërinë e tij që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në mes të dy institucioneve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit