LAJMI I FUNDIT:

Federata merr vendimin përfundimtar, futbolli në Gjermani rikthehet me 15 maj

Federata merr vendimin përfundimtar, futbolli në Gjermani rikthehet me 15 maj

Bundesliga është bërë kampionati i parë i madh evropian që merr vendim për të rifilluar të luaj.

Ishte kancelaria e shtetit gjerman Angela Merkel që lejoi zhvillimin e futbollit, derisa në dispozicion DFL dhe klubet kishin dy data për rinisjen e kampionateve, 15 maj më e afërta dhe 22 maj më e largëta.


DFL ka vendosur për datën 15 maj e premte ku do të rifillojë kampionati gjerman.

Ndeshja e parë që pritet të luhet pas pezullimit të Bundesligës është ajo mes Fortuna Dusseldorfit ku aktivizohet mesfushori i Kosovës, Valon Berisha përballë Paderbornit të Jurgen Gjasulës.

Kujtojmë që të gjitha ndeshjet e Bundesliga 1 dhe 2 do të zhvillohen pa praninë e shikuesve së paku deri në përfundim të këtij edicioni.

“Ky është një lajm i mirë. Ndeshjet pa praninë e tifozëve nuk janë ideale, sidoqoftë ka krizë momentalisht që kërcënon ekzistencën e klubeve dhe kjo është mënyra ideale për t’i mbajtur kampionatet në formën e tyre aktuale”, ka thënë presidenti i DFL, Christian Seifert.

Me rikthimin e futbollit edhe sjellja e lojtarëve duhet të jetë krejtësisht tjetër në fushë.

Çdo gabim ose sjellje e rëndë e futbollistëve pritet të dënohet rëndë nga federata gjermane e futbollit.

Kujtojmë që gara për titull këtë edicion në elitën e futbollit gjerman është shumë interesant, pasi Bayern Munich është lider me 55 pikë, ndërsa edhe tri skuadra të tjera po luftojnë për trofeun si Borussia Dortmund (51), RB Leipzig (50) dhe Borussia Moenchegladbach (49). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori