LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli ia tregon derën e largimit tetë yjeve të skuadrës, ata janë të lirë të gjejnë klub të ri

Liverpooli ia tregon derën e largimit tetë yjeve të skuadrës, ata janë të lirë të gjejnë klub të ri

Liverpooli pritet të bëjë shumë ndryshime për edicionin e ardhshëm në Ligën Premier.

Kampionët në fuqi të Evropës do të largojnë disa futbollistë që nuk kanë arritur pritshmërinë dhe Jurgen Klopp nuk është i kënaqur me ta.

Mirror ka raportuar se The Reds do të largojnë në verë nga skuadra tetë futbollistë, ku nga secili repart do të largohet së paku nga një lojtarë.


Trajneri Jurgen Klopp nuk llogaritë në mesin e këtyre futbollistëve dhe tanimë u ka treguar derën e largimit, pasi dëshiron t’i zëvendësojë me disa të tjerë.

Në portë do të rikthehet portieri gjerman Loris Karius, por te Liverpooli nuk llogarisin në të dhe synojnë ta shesin për tetë milionë euro.

Mbrojtja do të jetë reparti ku do të ketë më së shumti largimi, me Dejan Lovren dhe Nathaniel Clyne që janë me valigje në duar.

Çuditërisht pritet edhe largimi i qendërmbrojtësit kamerunas Joel Matip i cili sezonin e fundit qëndroi më shumë i lënduar, ndërsa The Reds në pozitën e tij duan transferimin e Kalidou Koulibaly.

Adam Lallana do të përfundojë kontratën e cila nuk do të rinovohet nga drejtuesit e klubit, ndërsa dera e largimit i është treguar edhe mesfushorit nga Guinea, Naby Keita.

25-vjeçari i ka kushtuar 60 milionë euro Liverpoolit, por ai nuk ka arritur të shfaqë gjithë potencialin e tij dhe kjo është arsyeja që The Reds duan ta shesin për të fituar sa më shumë nga shitja e tij.

Ndërkohë në repartin e sulmit pritet largimi i yllit nga Kosova,Xherdan Shaqiri i cili këtë edicion më shumë ka qëndruar jashtë fushave për shkak të lëndimeve.

Roma, Sevilla, Borussia Dortmund apo CSKA Moska janë skuadrat e interesuara për gjilanasin.

Emri i fundit në listë është ai i Divock Origit, me belgun që ka zhvilluar 36 ndeshje këtë vit, por pa arritur të shënoj më shumë se tre gola gjë që e ka zbehur pëlqimin e Jurgen Klopp për të.

The Reds synojnë që nga shitja e këtyre lojtarëve të fitojë rreth 150 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

La Liga
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Këngëtari i njohur Ed Sheeran ndihmoi klubin e tij të preferuar të sillte një futbollist me vetëm një telefonat

Këngëtari i njohur Ed Sheeran ndihmoi klubin e tij të preferuar të sillte një futbollist me vetëm një telefonat

Premier League
Suedia pritet të ankohet për shkak të humbjes së Kosovës me rezultat zyrtar ndaj Rumanisë

Suedia pritet të ankohet për shkak të humbjes së Kosovës me rezultat zyrtar ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori