LAJMI I FUNDIT:

Riatdhesohen edhe 147 shtetas të Kosovës nga Gjermania

Riatdhesohen edhe 147 shtetas të Kosovës nga Gjermania

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njofruar se nga Aeroporti i Stuttgartit sot kanë riatdhesuar edhe 147 shtetasë të Kosovës nga të gjitha landet e Gjermanisë.

Në njoftimin e ambasadës, në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se kjo u bë me organizimin e Ambasadës së Kosovës në Berlin dhe Konsullatave të Përgjithshme në Frankfurt, Düsseldorf, Hamburg, Munih dhe Stuttgart.


“Deri më sot, Misioni Diplomatik i Kosovës në Gjermani si pasojë e mbylljes së kufinjve nga COVID- 19 në bashkëpunim me Institucionet në Kosovë ka arritur të riatdhesojë mbi 360 shtetas – raste emergjente dhe me nevoja të posaçme”.

Njoftimi i plotë:

“Sot nga Aeroporti i Stuttgartit me organizimin e Ambasadës së Kosovës në Berlin dhe Konsullatave tona të Përgjithshme në Frankfurt, Düsseldorf, Hamburg, Munih dhe Stuttgart kemi riatdhesuar edhe 147 shtetas të Republikës së Kosovës nga të gjitha landet e Gjermanisë.

Deri më sot, Misioni Diplomatik i Kosovës në Gjermani si pasojë e mbylljes së kufinjve nga Covid 19 në bashkëpunim me Institucionet në Kosovë ka arritur të riatdhesojë mbi 360 shtetas – raste emergjente dhe me nevoja të posaçme.

Falenderimet e posaçme në këtë angazhim shkojnë tek diplomatët tanë, Qendrat Emergjente të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshmme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe sidomos Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kemi kërkesa edhe nga qindra shtetas për kthim. Jemi duke punuar që të koordinohemi dhe riatdhesojmë të gjithë ata që kanë raste urgjente- në koordinim dhe me aprovim të Qendrave emergjente në Prishtinë dhe hap pas hapi.

Mos harroni: askush nuk do të penalizohet pse i skadon viza në Gjermani. Deri me datën 30 Qershor vizat janë valide pa patur nevojë për vazhdimin e tyre!“, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori