LAJMI I FUNDIT:

Testi i ri i antitrupave për coronavirus me ’99 për qind saktësi’ është aprovuar për përdorim

Testi i ri i antitrupave për coronavirus me ’99 për qind saktësi’ është aprovuar për përdorim

Një test i ri i antitrupave për të kontrolluar nëse dikush ka coronavirus është certifikuar për përdorim në të gjithë Evropën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, miliona teste me bazë laboratori, të cilat thuhet se kanë një saktësi 99 për qind, janë dërguar në të gjithë kontinentin dhe do të jenë gati për t’u përdorur muajin tjetër.


Siç thuhet më tej, testi funksionon duke identifikuar proteinën IgG që trupi prodhon kur është infektuar nga Covid-19. Mund të mbetet në trup me muaj dhe ndoshta vite, sipas raporteve.

Specialistët globalë të diagnostikimit që qëndrojnë pas kësaj thotë se përparimi gjithashtu do të ndihmojë në identifikimin e njerëzve që kanë pasur coronavirusin dhe kanë zhvilluar imunitetin.

Ata pastaj mund të kthehen në punë dhe mund të jenë vendimtarë për punonjësit e shërbimeve shëndetësore dhe njerëzit në role të tjera kyçe.

Mike Clayton, drejtues i departamentit të diagnostikimit në Evropën Veriore të Abbott, tha: “Abbott është përqendruar në sjelljen e testeve për Covid-19 sa më shpejt të jetë e mundur për të ndihmuar në adresimin e kësaj pandemie”.

“Jemi krenarë që jemi në gjendje të sigurojmë menjëherë testet tona të antitrupave pasi ato do të ndihmojnë të kuptojmë se kush ka pasur virusin, duke çuar në një vetëbesim më të madh ndërsa kthehemi në jetën e përditshme”.

“Ne jemi duke bashkëpunuar me organet e shëndetit publik dhe laboratorët privatë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të bërë të mundur që ky test të përdoret këtu”.

Por Abbott, që ka një bazë në Mbretërinë e Bashkuar në Maidenhead, Berkshire, është gjithashtu duke rritur ndjeshëm prodhimin e tij për testimin e antitrupave për shumicën e vendeve evropiane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Punëtorit iu ngul në trup një shufër metalike 90 centimetra e gjatë - mjekët brazilianë tregojnë se si ia shpëtuan jetën

Punëtorit iu ngul në trup një shufër metalike 90 centimetra e gjatë - mjekët brazilianë tregojnë se si ia shpëtuan jetën

Amerika Latine
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori