Koalicioni i ri që po ndërtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pretendon se e ka mbështetjen e 64 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. LDK po pret që shumë shpejt të finalizojë marrëveshjen me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re, Listën Serbe dhe pakicat joserbe, në mënyrë që të procedojë më pas te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, emrin e kandidatit për kryeministër. Sipas procedurave, presidenti më pas vendos nëse do ta mandatojë atë për formimin e qeverisë së re.
Ky kandidat është Avdullah Hoti, ish-zëvendëskryeministër i parë në qeverinë në largim, i cili u shkarkua pak minuta pasi që kuvendi më 25 mars, votoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti.
Qeveria e re, nëse formohet dhe merr mbështetjen e kuvendit, do të kishte më shumë zëvendëskryeministra, më shumë ministri si dhe më shumë zëvendësministra, krahasuar me qeverinë aktuale në detyrë, e cila ka 15 ministri.
Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, sipas rrjedhës së deritashme të negociatave për koalicion, në qeverinë e tij pritet të ketë katër zëvendëskryeministra: një nga LDK-ja, një nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, një nga Nisma Socialdemokrate dhe një nga Lista Serbe.
Ndër emrat e përfolur të zëvendëskryeministrave të mundshëm është edhe Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe dhe kryetar i Mitrovicës së Veriut, kështu që në momentin që ai do të merrte një post qeveritar, do ta dërgonte këtë komunë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme për kryetar të komunës.
Mbetet ende dilemë nëse pjesë e koalicionit do të jetë edhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit, i cili ndodhet në Zvicër.
Kthimi i Pacollit në Kosovë, tashmë është bërë çështje problematike, ngase Ministria e Shëndetësisë në qeverinë në largim po kërkon që ia fillimisht të futet në karantinë prej 14 ditësh, çka është hedhur poshtë nga vet Pacolli.
Pengesat që po i bëhen atij për t’u kthyer në Kosovë, Pacolli i ka cilësuar si privim i të drejtës për lëvizje të lirë. Kurse paralajmërimin për karantinim, ai e cilësoi si të paarsyeshëm, duke rikujtuar se tashmë ka kaluar një periudhë të gjatë karantinë në shtëpinë e tij në Zvicër, ku siç ka shkruar ai, ka qenë edhe “nën asistencën shëndetësore”.
Kthimi i Pacollit në Kosovë dhe pjesëmarrja në kuvend, nga analistët politikl është parë si e domosdoshme për shkak se koalicionit i duhet çdo votë në mënyrë që të sigurojë të përkrahjen e paktën 61 deputetëve, si kufiri i fundit kushtetues për zgjedhjen e qeverisë.
Por, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar përmes një komunikate të publikuar edhe në Facebook se për rastet e kthimit të shtetasve të Republikës së Kosovës aplikohen masat e njëjta.
“Pavarësisht pozicioneve që kanë qytetarët tanë përpara çështjeve të shëndetit publik trajtohen jo nga pozita por sipas kritereve të paracaktuara shëndetësore”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Vota e Pacollit për qeverinë e re është e mundshme vetëm nëse ai do të jetë fizikisht i pranishëm në sallë, pasi që Rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës nuk njeh ndonjë të drejtë të votës nga distanca.
LDK, në anën tjetër e përjashton mundësinë që për shkak të një vote, siç është rasti me mungesën eventuale të Pacollit në seancën kur do të votohej për qeverinë e re, të dështonte formimi i qeverisë.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë të martën në Prishtinë se LDK-ja ende nuk e ka finalizuar marrëveshjen me partitë tjera. Por, ai është shprehur më se i bindur që koalicioni e ka mbështetjen në kuvend.
“Më rezulton që i kemi 64 vota”, tha Gashi. Ndërkaq në lidhje me përfshirjen e Listës Serbe, votat e së cilës janë të domosdoshme për formimin e qeverisë, Gashi tha se “Lista Serbe do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës” dhe se ”njëri nga ministrat e Listës Serbe mund të jetë zëvendëskryeministër”.
Sa u përket ministrive, tash për tash nga LDK është bërë e ditur se po synohet që qeveria të ketë 16 deri në 17 ministri. Sipas kësaj matematike, LDK-ja do të merrte nën udhëheqje shtatë ministri, AAK-ja do të udhëhiqte me katër, Nisma Socialdemokrate dhe Lista Serbe do të kishin nga dy ministri, kurse pakicat joserbe do të kishin një ministri.
Nëse pjesë e qeverisë do të ishte edhe AKR-ja, atëherë do të shtohej edhe një ministri tjetër ose LDK-ja do të merrte gjashtë dhe jo shtatë sa është plani fillestar.
Pjesë e qeverisë së ardhshme, nëse ajo do të formohet, nuk pritet të jenë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka 30 deputetë dhe Partia Demokratike e Kosovës që ka 24 deputetë.
Lëvizja Vetëvendosje, në fakt, është duke pritur që formimin e kësaj qeverie ta kontestojë përmes ngritjes së lëndës në Gjykatën Kushtetuese, sapo që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të publikojë dekretin me të cilin i jep mandatin LDK-së të formojë qeverinë e re, duke anashkaluar partinë fituese të zgjedhjeve, përkatësisht Lëvizjen Vetëvendosje.
Përpos Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me raportin dhe rolin e presidentit në procesin e formimit të qeverisë, Zyra e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, paralajmëron se do t’i drejtohet edhe Komisionit të Venecias.
Qeveria aktuale në detyrë e kryeministrit Albin Kurti është rrëzuar me mocion mosbesimi në kuvend më 25 mars, ende pa i mbushur dy muaj të funksionimit të saj. Që atëherë, presidenti i Kosovës i ka nisur konsultimet me partitë politike për formimin e qeverisë së re.
Më 22 prill, presidenti Thaçi ka konstatuar se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, përkundër pesë thirrjeve të tij, nuk e ka shfrytëzuar mundësinë kushtetuese për propozimin e mandatarit, kështu që këtë të drejtë ia ka kaluar LDK-së. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak