LAJMI I FUNDIT:

Takohen Bahtiri, Jashari dhe Tahiri – diskutojnë për menaxhimin e situatës me COVID-19

Takohen Bahtiri, Jashari dhe Tahiri – diskutojnë për menaxhimin e situatës me COVID-19

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me dy kryetarët e komunave atë të Skenderajt, Bekim Jashari, dhe të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, sot janë takuar me akterët kryesor të institucioneve shëndetësore në nivel rajoni, duke përfshirë drejtorët e Shëndetësisë, të QKMF-ve, të Spitalit Rajonal të Mitrovicës, dhe një pjesë të personelit shëndetësor të tij.

Sipas njoftimit, ky takim është mbajtur në ambientet e Spitalit Rajonal të Mitrovicës ” me qëllimin e vetëm të krijohet një mobilizim i përbashkët në këtë regjion, për të menaxhuar këtë situatë në mënyrën më të mirë që qytetarët tanë dhe stafi mjekësor të jenë të mbrojtur nga virusi COVID-19″.


Tutje në njoftim, thuhet se Bahtiri falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe gatishmërinë e tyre për të diskutuar rreth një strategjie të përbashkët në parandalimin e këtij virusi, në mënyrë që kjo gjendje të tejkalohet me angazhim maksimal dhe me sa më pak raste të prekura në nivel rajoni.

Në këtë takim kryetari Bahtiri dhe kryetarët Jashari dhe Tahiri potencuan se janë shumë falënderues ndaj punës së palodhshme të të gjithë mantelbardhëve, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë me këtë vullnet dhe përkushtim për tu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve pa dallim, me shërbime sa më cilësore dhe efikase, për tejkalimin e kësaj situate të krijuar si pasojë e virusit COVID-19.

Sipas njoftimit, nga ky takim kryetarët e komunave së bashku me drejtuesit e institucioneve shëndetësore u dakorduan që fillimisht shërbimet mjekësore për qytetarë të jepen përmes QKMF-ve. Ndërsa rastet të cilat nuk mund të gjejnë trajtim në ato qendra dhe rastet urgjente të delegohen tek Spitali Rajonal i Mitrovicës, si dhe të krijohen linja telefonike mes QKMF-ve dhe Spitalit për koordinim më të mirë në trajtimin dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore për të gjithë qytetarët, pavarësisht situatës në të cilën gjendemi në luftimin e kësaj pandemie./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori