LAJMI I FUNDIT:

Galliani: Klubet e mëdha në Evropë rrezikojnë falimentimin

Galliani: Klubet e mëdha në Evropë rrezikojnë falimentimin

Drejtori i Përgjithshëm i Monza, Adriano Galliani pretendon se klubet e mëdha në Evropë rrezikojnë falimentimin për shkak të mungesës së të ardhurave pas pushimit të detyruar shkaku i krizës nga coronavirusi.

Ish-shefi ekzekutiv i Milanit është i shqetësuar për situatën financiare në futbollin evropian dhe thotë se futbolli përballet me një ‘problem që nuk kuptohet plotësisht’.

“Llogaritë janë hedhur në erë për shkak të borxhit të klubeve dhe humbjes së të ardhurave nga TV. Situata është potencialisht dramatike”, ka thënë fillimisht Galliani për Telelombardia.


Galliani zbulon dy keqardhjet e tij te Milani: Iu tregoj si më ikën nga dora Del Piero e Ronaldo
Lexo po ashtu Galliani zbulon dy keqardhjet e tij te Milani: Iu tregoj si më ikën nga dora Del Piero e Ronaldo

“Nuk është vetëm kësti i fundit i të drejtave televizive që mungon, nuk ka të ardhura as nga stadiumi. Dhe 400 milionë euro që UEFA ende nuk ka shpërndarë për Kupat e Evropës”.

“Klubet më të mëdha në Evropë rrezikojnë falimentimin, ulja e pagave nuk do të jetë e mjaftueshme”.

“Mendoni se vetëm nga dyqani zyrtar, Barcelona mbledh 50 milionë euro pasi Camp Nou është stadiumi i dytë më i vizituar në Spanjë”.

Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani (Foto: Getty Images/Guliver)

“Megjithatë, ajo shkakton një dëm të pallogaritshëm. UEFA ka humbur një mal parash për shkak të shtyrjes së Kampionatit Evropian”.

“Fshati Olimpik i Tokios duhej të shndërrohej në banesa publike dhe tani nuk mund të bëhet. Është një problem që nuk kuptohet plotësisht”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori