Administrata Tatimore e Kosovës njofton se ka zhvilluar në sistemin elektronik EDI mundësinë për parashtrim të kërkesave për të përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave të bukës dhe barnatorëve, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me konsumatorin gjatë punës së bërë.
Sipas Planit Operacional të Pakos Emergjente Fiskale, personat të cilët do të përfitojnë sipas masës 7, kërkesat e tyre do t’i dërgojnë përmes EDI, më së largu deri më 15 maj 2020, përcjell Telegrafi.
Për përfituesit nga kjo masë, punëdhënësit, përmes EDI duhet të plotësojnë formularin “Kërkesë për shtesë të punëtorëve të ekspozuar ndaj rrezikut” dhe të bashkëngjisin listën e të punësuarve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Formulari gjendet në EDI, në menynë Shërbimet – Kërkesë për punëtorët e rrezikuar, ndërsa lista e cila duhet të plotësohet me të dhënat e të punësuarve, mund të shkarkohet në të njëjtin link, përmes butonit “Shkarko mostrën”.
Sipas masës 7, pika 2.1, jo të gjithë punëtorët e dyqaneve, furrave dhe barnatoreve do të përfitojnë nga kjo shtesë, meqë ajo është e kufizuar në kushtin që punëtori të ketë kontakt të drejtpërdrejt me konsumatorin gjatë punës së bërë.
Në masën 7 thuhet se, do të ketë pagesë shtesë në vlerë prej 100 euro për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe barnatoreve për muajin prill dhe maj.
Andaj, për të përfituar nga kjo masë, punëdhënësi duhet të deklaroj se biznesi është aktiv gjatë muajve mars-prill dhe ushtron veprimtari afariste, si dyqan ushqimor dhe/ose furrë buke dhe/ose barnatore. Po ashtu, duhet të deklaroj se punëtorët në listën e deklaruar janë në kontakt të drejtpërdrejt me konsumatorin gjatë ushtrimit të aktivitetit në vendin e tyre të punës.
Udhëzuesin për kompensim të shtesave të punëtorëve të ekspozuar ndaj rrezikut, e gjeni në ueb-faqe të ATK-së në menynë Multimedia – Manuale & Prezantime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent – një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'