Ngritja dhe rënia e Lamar Odom: Dy herë kampion i NBA, i varur nga droga, mbi 2 mijë femra në jetë dhe divorci me njërën nga motrat Kardashian
Lamar Odom është shembulli i përsosur i një sportisti që arrin majat dhe nivelet e larta, por bie për tokë për shkak të jetës private.
Ai arriti majën e basketbollit, duke fituar dy tituj radhazi të NBA, por më vonë krijoi varësi nga droga aq sa ka rrezikuar disa herë vdekjen nga mbidoza.
Marca ka nxjerrë disa deklarata nga jeta e tij, duke nisur nga fëmijëria.
Një fëmijëri shumë e vështirë me prind që përdorin drogën
Lamar Odom lindi në Queens, New York. Babai i tij ishte një përdorues droge, ndërsa nëna i vdiq nga kanceri, kur ai ishte vetëm 12 vjeç.
Këto momente në fëmijërinë e tij ndikuan pastaj në jetën e mëvonshme.
Basketbolli atëherë u bë shpëtim për të, por për fat të keq, e ka shpërdoruar në mënyrë të pabesueshme pasurinë e tij.
“Nëse do të më pyesnin se sa kam shpenzuar për drogë, do të thosha rreth 100 milionë dollarë. Të gjithë mjekët që më shohin thonë se është mrekulli që jam ende në këmbë”.
“Kam përdorur kokainë çdo ditë. Pak a shumë, çdo sekondë të kohës që isha i lirë. Nuk mund ta kontrolloja veten. Nuk doja ta kontrolloja”, tregon ai.
La Lakers dhe kulmi i karrierë
Ai debutoi në NBA në Los Angeles Clippers. Më pas, pas një qëndrimi të shkurtër te Miami Heat, kaloi te Los Angeles Lakers, ku arriti famën botërore dhe fitoi dy unaza radhazi përkrah Kobe Bryant dhe Pau Gasol.
Ai ishte një nga lojtarët kryesor të ekipit të udhëhequr nga Phil Jackson.
“Droga ndoshta ndikoi që ta përfundoja më shpejt karrierën time, sepse më vrau dëshirën për t’u trajnuar, për të mbajtur formën. Unë jam një njeriu që ka krijuar varësi, kam shkuar me më shumë se 2 000 femra”.
“Kam bërë seks me gjashtë femra, mesatarisht, në javë dhe gjithmonë pa mbrojtje, kështu që më është dashur të paguaj për shumë aborte gjatë gjithë jetës sime”.
“Do të doja ta kisha mbajtur penisin brenda pantallonave të mia. Me kalimin e viteve, te të tridhjetat, karriera ime po prishej dhe gjërat dolën jashtë kontrollit”, tregon ai.
Martesa me Khloe Kardashian
Në vitin 2009, ai u martua me Khloe Kardashian në Beverly Hills, por martesa ishte një katastrofë që në fillim për shkak të varësisë dhe tradhtive të vazhdueshme. Ata u ndanë në vitin 2013.
Ndërsa çifti ishte në proces ndarjeje, u zbulua një video e Odom dhe një prej miqve të tij duke tymosur dhe duke folur për tradhtitë gjatë martesës. Ai madje kërcënoi se do ta vriste bashkëshorten e tij.
“Ishte sikur të më kishin pushtuar demonët. U bëra një profesionist për të gënjyer. U desh shumë kohë që Khlohe të zbulonte varësinë time”.
“Askush nuk dëshiron që gruaja ta shohë duke tymosur (hashash) apo duke fjetur me një grua tjetër. I premtova shumë herë Khloes se do të ndryshoja, aq sa nuk e mbaj mend sa herë e bëra. Nuk e di pse ajo qëndroi me mua”, tregon Odom.
Mbidoza e çoi pranë vdekjes
Në vitin 2015 ai u gjet pa ndjenja në bordellon Love Ranch, në Nevada, për shkak të mbidozës, pasi kishte konsumuar stimulues seksualë dhe kokainë për tri ditë me radhë, duke shpenzuar 75 000 dollarë.
Ndërsa ishte në gjendje kome, ai pësoi gjashtë sulme në zemër. Ai u kthye me Khloé Kardashian në përpjekje për të rehabilituar veten dhe në vitin 2016 ata nënshkruan divorcin.
“Kam flirtuar me vdekjen, nuk do të pi më drogë. Do të doja që Zoti të më kishte marrë kur isha në koma, sesa të humbisja Kobe Bryantin”, ka thënë ai.
Në kujtimet e tij, Odom zbuloi një tjetër nga skandalet e shumta të jetës. Lamar pranoi se ka përdorur një penis të rremë për të kaluar një kontroll antidoping në Lojërat Olimpike të Athinës (2004).
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje