Përfaqësuesi i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Alush Sejdiu në një intervistë për emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, tha se shuma e ndarë në Pakon Emergjente Fiskale nuk i përmbush nevojat e punëtorëve të sektorit privat.
Sipas Sejdiut, vlera e ndarë është një ndihmë sociale dhe se reagimi i shtetit në këtë periudhë të pandemisë së COVID-19 është i vonuar.
“Gjendja është e keqe, ne që dhjetë vite kemi trumbetuar për gjendjen e rëndë të punëtorëve, sidomos në sektorin privat. Tash është evidente, ku të gjithë e kanë kuptuar, por më duket se është vonë. Fillimisht reagimi i shtetit dhe qeverisë është i vonuar, ku ne i kemi shprehur shqetësimet tona, por për fat të keq nuk janë marr parasysh. Intervenimi është dashur të merret me kohë, qysh në rastet e para në mënyrë që të dalim sa më shpejtë prej situatës që pasojat që në aspektin shëndetësor por edhe në atë ekonomik që do të jetë një situatë tepër e rëndë, e cila qysh në muajin mars ka pasur probleme për pagat e punëtorëve”, tha ai.
Sejdiu shton se, ai punëtorë që punon në këtë periudhë të pandemisë duhet ta merr pagën e plotë e jo 170 euro siç është përcaktuar në Pakon Emergjente Fiskale.
“Kjo pako është vetëm deklarative, absolutisht është aq e shpërndarë, është aq e padetajizuar dhe është aq e padefinuar në formën financiare sa që ne jemi të padetalizum totalisht, për arsye se nuk janë të specifikuar se cilët sektorë do të ndihmohen. Është lënë afati deri më 15 maj që punëdhënësit t’i paraqesin të dhënat e punëtorëve, ku pas kësaj date duhet të bëhet specifikimi i tyre dhe kështu është problem se dikush do të marr paga. Ky shpërblim është qesharak. Siç e dini që nga viti 2017 në Këshillin Ekonomik Social jemi marr vesh që paga minimale të jetë 250 euro. Kjo vlerë prej 170 euro është ndihmë. Kjo Pako Emergjente Fiskale nuk i përmbush kërkesat, është një ndihmë sociale, nuk është pagë. Ai punëtorë i cili punon duhet ta merr pagën e plotë e jo të ngelet me 170 euro”, shton ai.
Sejdiu tërheq vërejtjen se, janë bizneset që e kanë sjell në këtë gjendje punëtorin.
“Jemi të anashkaluar totalisht sektori privat. Mblidhen këshille dhe asnjëherë asnjë përfaqësues i bizneseve nuk është pyetur për asgjë. Bizneset janë një prej atyre që e kanë sjell në këtë gjendje punëtorin. Sipas Konventës si ILO-së është obligative që t’i sigurohet një pagesë e cila i siguron jetesën minimale të punëtorit”, tha Sejdiu.
Po ashtu, në këtë emision, ushtruesi i detyrës së kryeinspektorit të Punës, Valon Leci është shprehur se gjatë kësaj periudhe të pandemisë së COVID-19 kanë pranuar shumë ankesa për largimet nga puna dhe pagat e punëtorëve. /Telegrafi/
Ky artikull është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Qendrës për Politika dhe Avokim (QPA) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian ose BIRN-it dhe AGK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home – Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A