LAJMI I FUNDIT:

Klosi jep disa argumente se si ta shpëtojnë turizmin shqiptar

Klosi jep disa argumente se si ta shpëtojnë turizmin shqiptar

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë një interviste televizive renditi disa arsye, që sipas tij, do të mundësojnë shpëtimin e turizmit shqiptar këtë sezon veror të pazakontë për shkak të COVID-19.

“Ne kemi mundësi që 2020 ta shpëtojë turizmin shqiptar për disa arsye. Ne kemi akoma 80 për qind të turistëve që vijnë në rrugë tokësore. Kemi një avantazh me vendet e rajonit sa i përket hotelerisë, pasi kemi hotele të vogla, familjare. Greqia po mendon të mos i hapë fare strukturat e mëdha hoteliere që janë të vështira për t’u menaxhuar. Me hotelet e vogla kemi më shumë mundësi menaxhimi. Shqipëria është marrë si një rast pozitiv në trajtimin e situatës me COVID-19”, u shpreh Klosi.

Gjithashtu Klosi tha se nëse do hapen plazhet, do kemi distancim social dhe masa të shtuar për qytetarët.


“Ne kemi bërë gati së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë një material rregullash nëse plazhi do hapet. Problematikat e higjienës, distancës së çadrave, në hotele etj. Kemi marrë modelet që ka realizuar Italia, Kroacia dhe Turqia. Do kërkohet të paktën distancë tre metra në horizontal. Baret dhe restorantet të mos kenë aktivitete masive, reduktim në maksimum i festave”, tha Klosi. /ATSH/

Në trend Lajme

Më shumë
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori