LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: AAK nuk do të vendosë kushte ndaj një qeverie të drejtuar nga LDK

Lekaj: AAK nuk do të vendosë kushte ndaj një qeverie të drejtuar nga LDK

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se kjo parti do të mbështesë një qeveri të re, pasi të shteren mundësitë kushtetuese për Vetëvendosjen.

Lekaj në RTV Dukagjini ka thënë se AAK është e gatshme të mbështesë një qeveri të re nëse Vetëvendosje nuk mund ta formojë qeverinë, përcjell Telegrafi.

“Nëse Vetëvendosje nuk i ka numrat, radha është e LDK-së. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim një qeveri të re”.


Nënkryetari i AAK-së thotë se Qeveria Kurti është shkarkuar me mbi 80 vota në Kuvend dhe sipas tij një arsye më shumë për të shkuar kjo qeveri janë edhe masat drastike që kjo qeveri ka marrë mbrëmë.

Lekaj ka thënë se AAK është e ndjeshme ndaj situatës aktuale në Kosovë dhe për këtë nuk do të vendosin kushte.

“E ka bërë të ditur edhe ish-kryeministri Haradinaj se AAK nuk do të qes kushte ndaj LDK-së”, tha ndër të tjera Pal Lekaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori