LAJMI I FUNDIT:

Greqia kërkon punëtorë shqiptarë: Të hapim kufijtë vetëm për sezonin e vjeljeve të stinës

Greqia kërkon punëtorë shqiptarë: Të hapim kufijtë vetëm për sezonin e vjeljeve të stinës

Qeveria greke kërkon një marrëveshje me palën shqiptare për hapjen e kufijve  vetëm për shqiptaret të cilët janë punëtorë sezonal. 

Ministri grek i Bujqësisë Makis Voridhis është shprehur i shqetësuar pasi mbyllja e kufijve me vendin tonë për shkak të koronavirusit dëmton vjeljen e frutave dhe perimeve duke pasur impakt edhe ne rënien e ekonomisë në Greqi.


“Kemi një shqetësim në Greqi kryesisht për muajin tjetër, sepse kufijtë me Shqipërinë janë mbyllur. Ne jemi duke punuar për të gjetur një skemë në mënyrë që nga njëra anë të vijnë shqiptarët,  por nga ana tjetër masat shëndetësore të mos dëmtohen. Ata do të vijnë me një proces më të kontrolluar, të cilin do ta bëjmë sa më fleksibël”, ka deklaruar ministri grek i Bujqësisë.

Ministri grek ka treguar se si do të ndodhë konkretisht marrja e fuqisë punëtore sezonale nga Shqipëria.

“Shqiptarët do të karantinohen për një kohë, e me pas do t’i nënshtrohen një testi, pasi të rezultojnë negative do të dalin në fusha. Prodhuesit greke  e pranojnë këtë zgjidhje. Ne do të shohim në cilën kohë do të pajtohemi me Komitetin e Specialistëve të sëmundjes infektive, por gjithashtu kemi nevojë për një marrëveshje me Shqipërinë për kontrollet efektive të kufijve”.

Greqia ka nevojë për më shume se 50.000 punonjës sezonalë në vit në sektorin  bujqësisë. Në shumicën dërrmuse forcat e krahut janë nga Shqipëria.

Ne fillim te muajit prill edhe Gjermania deklaroi se do të lejojë që punëtorët e huaj të hyjnë për të ndihmuar në korrjen e frutave dhe perimeve në ferma: 40,000 punëtorë sezonalë në prill dhe 40,000 të tjerë në maj.

Komisioni Evropian gjithashtu u kërkoi anëtarëve të BE-së që të lejojnë hyrjen e qindra mijëra punëtorëve sezonalë, pavarësisht masave për të parandaluar përhapjen e virusit./Vizion Plus/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori