LAJMI I FUNDIT:

Pse Danimarka është gati t’i kthehet normalitetit përkundër se shumë shtete ende përballen me luftën ndaj COVID-19?

Pse Danimarka është gati t’i kthehet normalitetit përkundër se shumë shtete ende përballen me luftën ndaj COVID-19?

Danimarka po planifikon t’i kthejë fëmijët në shkolla më 15 prill nëse numri i rasteve të infektuara mbetet i qëndrueshëm. Por jeta në vend do të jetë akoma larg nga e zakonshmja, raporton BBC.

Shumë ndalime të tjera do të mbeten në fuqi, të cilat do të tërhiqen gradualisht më vonë.


Ndalimi i mbledhjes së më shumë se dhjetë personave do të mbetet në fuqi deri më 10 maj, dhe objektet fetare, kinematë dhe qendrat tregtare do të qëndrojnë të mbyllura. Festivalet dhe tubimet masive, tha kryeministrja Mette Frederiksen, nuk do të mbahen deri në gusht, transmeton Telegrafi.

Duket se përhapja e coronavirusit në atë vend të Evropës veriore është nën kontroll dhe qeveria dëshiron të rihapë ekonominë, por kryeministrja thotë se duhet pasur kujdes.

“Kjo me siguri do të duket paksa si një shëtitje. Nëse qëndrojmë në të njëjtin vend për shumë kohë, mund të biem, nëse shkojmë shumë shpejt, mund të ishte gabim. Prandaj, duhet të shkojmë hap pas hapi me kujdes”, tha kryeministrja daneze.

Danimarka, me një popullsi prej 5.8 milionë banorësh, është një nga vendet e para evropiane që mbylli kufijtë e saj më 13 mars. Shkollat, kafenetë dhe dyqanet u mbyllën në të njëjtën javë.

“E vetmja mënyrë që mund të kishim shmangur skenarët tragjikë si në Itali dhe SHBA është duke vepruar shpejt”, tha Frederiksen.

Pse Danimarka tashmë është gati për ndryshim?

Duke e krahasuar Danimarkën me vendet e tjera të Evropës, ajo prezantoi masa mjaft shpejt. Kufizime të shumta u futën më 11 mars, madje 12 ditë para se të futeshin ato në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbledhjet u kufizuan atëherë në vetëm 10 vetë dhe punëtorët duhej të qëndronin në shtëpi. Në të njëjtën kohë, kufijtë u mbyllën.

Sidoqoftë, masat daneze ishin shumë më të lehta se ato në Francë ose Mbretëria e Bashkuar.

“Ende, ne duhet të jemi të përgatitur për shfaqjen e rasteve të reja të virusit, që do të thotë se duhet të forcojmë testimin”, tha Hans Joern Kolmos, profesor i mikrobiologjisë klinike në Universitetin e Danimarkës Jugore.

Hapja e një vendi mund të jetë më e ndërlikuar sesa mbyllja, do t’ju duhet shumë kohë.

“Unë nuk mendoj se një jetë normale, mënyra si e kemi pasur para coronavirus, nuk do të kthehet”, tha kryeministrja daneze për mediat shtetërore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori