LAJMI I FUNDIT:

Futet në karantinë një pjesë e Lagjes Thaçi në Burojë të Skenderajt

Futet në karantinë një pjesë e Lagjes Thaçi në Burojë të Skenderajt

Pas shfaqjes së rasteve të para me coronavirus në Komunën e Skenderajt, Shtabi Emergjent i kryesuar nga Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, në takimin e mbajtur sot ka marrë vendim që të futet në karantinë një pjesë e lagjes “Thaçi”.

Bëhet fjalë për anën e majtë të vendbanimit gjatë rrugës Skenderaj- Klinë, fshati Burojë, rruga “Mulla Ilaz Broja” dhe rruga “Man Hajdini”, njofton Klan Kosova.


“Po ashtu me vendim të shtabit emergjent mbyllen dy marketet dhe pompa e derivateve të naftës në Burojë, Rr. “Mulla Ilaz Broja”, deri në një vendim tjetër pasi të bëhen testet dhe të dalin rezultatet e punëtorëve dhe pronarëve të këtyre bizneseve”.

Jashari: Dy rastet e para me coroanvirus në Skenderaj janë nga lagjja Thaçi e Burojës
Lexo po ashtu Jashari: Dy rastet e para me coroanvirus në Skenderaj janë nga lagjja Thaçi e Burojës

“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm për familjen e izoluar dhe në bashkëpunim me IKSHP-në janë duke bërë identifikim e personave kontakt të të infektuarve me COVID-19”, thuhet në njoftim.

“Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe një herë bënë apel nga të gjithë qytetarët e komunës sonë që të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen masave mbrojtëse dhe rekomandimeve të IKSHP-së, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të evitojnë daljet pa nevojë nga shtëpitë e tyre”, përfundon njoftimi i Komunës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori