LAJMI I FUNDIT:

Interi me plan konkret për transferimin e Kumbullës, ofron shumën e kërkuar nga Verona dhe dy futbollistë

Interi me plan konkret për transferimin e Kumbullës, ofron shumën e kërkuar nga Verona dhe dy futbollistë

Marash Kumbulla mund t’i bashkohet Interit gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi shqiptar është njëri nga mbrojtësit qendror më të vlerësuar në Serie A, falë paraqitjeve fantastike këtë edicion me Hellas Veronën.


Juventus, Napoli, Inter, Lazio, Chelsea, Manchester United, Borussia Dortmund e Real Madrid kanë shprehur interesim për shqiptarin.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat italiane më së afërmi për të nënshkruar me shqiptarin është Interi.

Neroazzurët janë gati ta plotësojnë dëshirën e Veronës për t’i ofruar 20 milionë euro për Kumbullën, por edhe huazimin e dy futbollistëve.

Inter pritet ta lë për huazim edhe një vit tjetër te Verona sulmuesin Eddie Salcedo si dhe ta dërgojë edhe mbrojtësin anësor Federico Di Marco.

Zikaltërtit synojnë që të nënshkruajnë edhe me Jan Vertonghen, por nëse një gjë e tillë ndodhë atëherë do ta huazojnë Kumbullën për një vit te Verona.

Veronës i pëlqen kjo ofertë që ta ketë edhe një vit tjetër në radhët e veta shqiptarin, por mbetet të shihet nëse Kumbulla do të pranojë një gjë të tillë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori