LAJMI I FUNDIT:

Është shtyrë dy herë, UEFA mendon një tjetër datë për ndeshjen Maqedoni e Veriut-Kosovës – por do të luhet përsëri pa shikues

Është shtyrë dy herë, UEFA mendon një tjetër datë për ndeshjen Maqedoni e Veriut-Kosovës – por do të luhet përsëri pa shikues

Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ishin paraparë të zhvillohet në muajin mars.

Por pas shpërthimit të pandemisë Covid-19, kjo ndeshje ishte shtyrë për muajin qershor.


Disa ditë më vonë UEFA mori vendim që takimi mos të luhet as në qershor duke e shtyrë për një datë që do të njoftonte më vonë.

Ka qenë tabolidi anglez Daily Mail që ka konfirmuar se shtëpia më e madhe e futbollit evropian po mendon që ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kombeve t’i lë në muajin tetor.

Edhe pse një gjë e tillë duket shumë e vështirë duke parë orarin e ngjeshur të ndeshjeve, UEFA po punon me përfaqësueset e përfshira në ndeshjet gjysmëfinale për një orar të ri.

Besohet se gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve do të zhvillohen në tetor, ndërsa ndeshjet finale në muajin nëntor.

UEFA do të duhet të bëjë mirë llogaritë për këto takime, pasi dihet tanimë se edicioni i ri i Ligës së Kombeve fillon në shtator.

Përfaqësuesja e Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve do të jetë në Grup me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë.

Dardanët e nisin këtë kampanjë me 3 shtator në udhëtim te Moldavia, ndërsa tri ditë më vonë në Prishtinë presin Greqinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori