LAJMI I FUNDIT:

Njëra nga ndeshjet më të mira në histori të Ronaldinhos, braziliani bëri edhe tifozët e Realit ta duartrokasin pas një paraqitje fantastike në Santiago Bernabeu

Njëra nga ndeshjet më të mira në histori të Ronaldinhos, braziliani bëri edhe tifozët e Realit ta duartrokasin pas një paraqitje fantastike në Santiago Bernabeu

Ronaldinho do të mbahet gjatë në mend nga tifozët e futbollit, për stilin e tij fantastik në fushë.

Ylli brazilian kulmin e karrierës së tij e kaloi te Barcelona, ku me këtë skuadër fitoi gjithçka, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube dhe titullin dhe Kupën e Spanjës.


Por në nëntor të vitit 2005, Ronaldinho zhvilloi njërën nga ndeshjet më të mira në karrierën e tij, në një stadium magjik si ai Santiago Bernabeu.

Ishte xhiro e 12-të në La Liga dhe po zhvillohej ndeshja më e madhe në botë për klube mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Real Madridi ishte i mbushur me galaktikë në atë kohë ku në formacionin bazë ishin lojtarë si Ronaldo, Zidane, Raul, Robinho, Beckham, Carlos, Casillas apo Sergio Ramos.

Kjo gjë nuk i bëri përshtypje brazilianit Ronaldinho për të treguar madhështinë e tij, teksa Barcelona fitoi me rezultat të pastër 0-3 duke turpëruar madrilenët.

Samuel Eto’o shënoi golin e parë në minutën e 15-të, ndërsa pjesa e dytë i takoi Ronaldinhos që shënoi dy golat e tjerë në minutat 60-të dhe 77-të.

Paraqitja e mrekullueshme e Dinhos bëri që edhe tifozët e Real Madridit të ngritën në këmbë dhe ta duartrokasin atë, duke e bërë edhe më madhështore lojën e tij në Santiago Bernabeu.

Edhe sot 15 vite më vonë, tifozët e futbollit e kujtojnë me nostalgji këtë paraqitje të brazilianit që e bëri para 80 mijë tifozëve vendas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori