LAJMI I FUNDIT:

Toyota Supra me çmim shumë më të lirë si pjesë e një marrëveshje të fshehtë

Toyota Supra me çmim shumë më të lirë si pjesë e një marrëveshje të fshehtë

Duket se tani është koha më e mirë, për ta blerë këtë model të ri

Me çmim fillestar prej 45,750 eurove, Supra është makina më e shtrenjtë për pasagjerë nga Toyota, duke ia kaluar edhe modelit Mirai, transmeton Telegrafi.


Pasi që është lansuar shumë vonë, lirimi ka qenë i rrallë, pasi hiqeshin vetëm 900 euro nga ky prodhues japonez.

Ky lirim duket se është dyfishuar, pasi Toyota ka bërë një marrëveshje të fshehtë me shitësit e makinave, që ta shesin për 1,800 euro më lirë.

Lirimi i fundit, e bën 43,900 euro modelin e ri Supra, ndërsa në çmim përfshihet edhe transporti deri te blerësi.

Të interesuarit, mund ta blejnë edhe me kredi për 60 muaj, duke paguar 2.9 për qind, apo për 70 muaj për 3.49 për qind.

Nëpërmjet këtij lirimi, Toyota i ndihmon shitësit që t’i largojnë sa më shpejtë këto makina, që të kenë mundësi t’i blejnë versionet e reja që vijnë gjatë vitit që vjen.

Derisa, lirimi është bërë edhe për t’i ndihmuar blerësit në këtë kohë pandemie, që të blejnë me ofertë sa më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Auto
Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Auto
Si ta ndizni makinën në mot të ftohtë

Si ta ndizni makinën në mot të ftohtë

Auto
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Kalo në kategori