LAJMI I FUNDIT:

Icardi i gatshëm të rikthehet te Interi

Icardi i gatshëm të rikthehet te Interi

Mauro Icardi është i gatshëm që të rikthehet te Interi nga Paris Saint-Germaini në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi argjentinas ka bërë të ditur se ai e dëshiron të rikthehet në Itali dhe më këtë skuadra franceze nuk donte blejë kartonin e tij.

Kampioni i Ligue 1 kishte shansin që të transferonte atë për 70 milionë euro, mirëpo bashkëshortja dhe agjentja e tij Wanda Nara ka bërë të ditur se ata nuk e duan qëndrimin në Paris.


Calciomercato raporton se argjentinasi dëshiron të rikthehet në Giuseppe Meazza dhe të luajë nën urdhrat e Antonio Contes.

PSG heq dorë nga transferimi i Icardit
Lexo po ashtu PSG heq dorë nga transferimi i Icardit

Duket se Icardi është i penduar me të kaluarën e tij që e kishte te Interi dhe dëshiron të fillojë nga e para me bashkëlojtarët e tij.

Kujtojmë se Juventusi vazhdon të jetë i interesuar për sulmuesin, por Interi nuk e dëshiron shitjen e tij te rivalët direkt për titull. /Telegrafi/